Pas dënimit me vdekje të pesë personave të akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi nga një gjykatë saudite, vala e indinjatës është një gur i hedhur mbi princin saudit Mohamed Bin Salman.
Dy besnikët e tij, Saud al-Qahtani, këshilltar i ngushtë dhe ish-mjeku i princit të kurorës dhe Ahmed al-Assiri, i cili ishte në krye të shërbimeve sekrete dhe ishte i dyshuar për drejtimin e operacionit në terren, u shpallën të pafajshëm.
Kombet e Bashkuara: Sentenca shërbeu për të mbuluar fajtorin e vërtetë.
Për Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, vendimi është i papranueshëm: "Sekretari i Përgjithshëm vazhdon të theksojë nevojën për një hetim të pavarur dhe të paanshëm për vrasjen, "tha Dujarric.
Për Ankaranë, vendimi i gjyqësorit për krimin e kryer brenda ambienteve të konsullatës saudite në Turqi ështe larg pritshmërive.
Më i ashpër ka qënë reagimi i Reporterëve pa Kufij, sipas të cilëve "Dënimi me vdekje i pesë prej të akuzuarve mund të interpretohet vetëm si një dëshirë për të heshtur përgjithmonë dëshmitarët apo edhe autorët e kësaj vrasje të tmerrshme," tha sekretari i përgjithshëm i organizatës, Christophe Deloire.
Khashoggi ishte një kolumnist për Washington Post nga kolonat e të cilit, ndër të tjera, ai kritikoi regjimin e Bin Salmanit.
Komente
