Çështja McGonigal, debat në Report Tv, Meçaj: SPAK s’ka pse nis hetimet, Bardhi s’ka prova për lajthitjet që thotë! Burimi: Të pyetet Rama

31 Janar 2023, 14:10| Përditesimi: 31 Janar 2023, 15:10

  • Share

Çështja e McGonigal vijon të jetë një tematikë mjaft e nxehtë në panelet politike, të ftuar në Sot Live në Shqipëri në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu dy analistët Arben Meçaj dhe Genc Burimi patën një debat sa i takon hetimit ose jo nga SPAK të kësaj çështjeje. Sipas Meçajt, duke qenë se akti është kryer, në SHBA dhe nuk ka pse hetohet këtu. Duke marrë shkasë nga përgjigja e SPAK ndaj deputetit të PD-së, Gazment Bardhi për kërkesë dokumentacioni, dy analistët u ndanë në dy “kampe”.

“Ky ka vetëm një ndërhyrje, që është ndërhyrja ruse. Kapaciteti i tij për të lobuar në FBI është zero. Çdo lloj aludimi që bëhet që ky person mori informacionin këtu dhe shkoi atje dhe e përcolli bie poshtë. Nuk funksionon kështu FBI. S’ka pse hetohet këtu.”- tha Meçaj.

Sipas Burimit është roli i drejtësisë ta zbardhë si ngjarje.

“Është roli i drejtësisë ta zbardhë si ngjarje.

Sipas logjikës suaj i bie se dhe Tahirit emri në Siçili i doli, prokuroria italiane bëri punën e saj ne bëjmë punën tonë? Nëse përdorën një audiopërgjim për të hetuar sërish 21 janarin pse mos hetojnë edhe Edi Ramën, është shumë e thjeshtë. Topi është në krahun e tyre. Është gjë e mirë, kjo tregon se po lëviz. S’ka lidhje fare, SPAK seç bën Amerika me hetimet, ne bëjmë punën tonë.”- tha Burimi.  

Pjesë nga diskutimi:

Meçe: Jo për çdo fjalë lëvizet SPAK, por kur shkelën vepra penale. Më thoni kush është shkelja e Ramës për këtë çështje. Me të drejtë, këtë lloj lajthitjeje të akuzës së Bardhit, është normale ajo përgjigje e SPAK.

Burimi: Nëse ka vepër penale atëherë shkon çështja në gjykim.

Meçe: Jo jo

Burimi: Po pikërisht këtë tregon hetimi, a ka apo nuk ka vepër penale.

Meçe: S’është kështu. Se sot ne mund të jemi këtu dhe të themi, kryeministri është hajdut dhe i bie që SPAK të nisë hetimet. Tjetër është bindja për të nisur një vepër penale tjetër është hetimi. Duke qenë se Bardhi i është drejtuar, SPAK po i thotë o zotëri ti më sill një provë. Sepse kur thua grup i organizuar kriminal e kupton ça provash duhet të ketë në dorë?

Genc Burimi: Meqënëse ky ka takuar MCGonigal dhe ky ka marrë para nga një shqiptar, minimum është që ky të hetohet. Nuk themi thjesht që është hajdut, ne paguajmë një prokurori me çmim të majmë. Unë të jem si Berisha dhe Bardhi që McGonigal ka marrë para nga Neza dhe pyetja që duhet të shtrohet a e njeh Rama Agon Nezën, kaq e thjeshtë është.

SPAK i ka kthyer sot përgjigje Bardhit duke i kërkuar vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që ai i ka përmendur në kallëzim disponohen prej tij. Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani kërkohet vënia në e akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022.

Bardhi ka thënë në lidhje me këtë padi se ajo që ka bërë Rama është akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Bardhi bën me dije se i është drejtuar SPAK-ut duke i kërkuar nisjen e hetimeve për organizatë kriminale që sipas tij drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jaro: 01/02/2023 22:10

    O Burimi që nga Babai, ( ndjesë pastë ) buron nga Tepelena, e nga Nëna buron nga Përmeti, po ça të lidh ti me Sali Non Grada se Sonila Meçon e ke kushërirë të parë, po je kaq BURIM hajde e BURO në Shqipëri e jo në Paris o Buroo se je dhe Çun Ushtaraku, po të keshë dy gram mënd të them me dashamirësi rri në Nahien tënde se janë punë të rënda këto Buroooo.

    Përgjigju
  • Ben1: 31/01/2023 15:03

    U plake Burim,u plake Dhe dore nuk hoqe, Servil i PDse se Berishes Mbete o loce.

    Përgjigju
    • Ardi: 31/01/2023 15:27

      ME DUKET MUA APO KY ESHT IDJOT I SHKUND PA DINJITET SE PER ANALIST HARROJE SE ESHT KY PSIKOPATI.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?