Autoritetet në spitalin e Berlinit kanë deklaruar se “Gjendja shëndetësore e Alexei Navalny po tregon shenja përmirësimi
Pak ditë më parë mjekët gjerman deklaruan se testet e fundit kishin treguar gjurmë helmi në gjakun Alexei Navalny. Ata gjithashtu sqaruan se ai "është në gjendje kome mjekësore” dhe se për momentin “nuk ka ndonjë rrezik akut për jetën e tij" si dhe ata nuk përjashtojnë "efekte afatgjata" për shëndetin e tij. Sipas tyre është i mundur dëmtimi i sistemit nervor të Navalny.
Më herët, zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, duke iu referuar çështjes pati deklaruar se “Me shumë mundësi Navalny është helmuar”
Opozitari i Putin, i cili u transportua të shtunën në Berlin nga spitali i Omsk, në Siberi ku gjendej i shtruar, u ndje keq pasi kishte pirë një gotë çaji gjatë udhëtimit të me avion drejt Moskës.
Gjithashtu, sipas bashkëpunëtorëve të tij, kritiku i njohur i presidentit rus ishte helmuar, pavarësisht se mjekët siberianë pretenduan se ata nuk kishin gjetur asnjë gjurmë helmi në organizmin e tij.
Pas deklaratës së mjekëve në gjermani se kryeopozitari rus Aleksey Navalnyj ishte helmuar, Dmitri Peskov-zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin i ka quajtur konkluzionet e tyre të nxituara.