Çështja për ish-ministrin Saimir Tahiri, dorëhiqet papritur gjyqtarja, zgjidhet trupa e re gjykuese

4 Janar 2022, 18:25| Përditesimi: 5 Janar 2022, 09:30

  • Share

Një ditë para mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimit Tahiri, një nga gjyqtaret e trupit gjykuese është tërhequr. Mësohet se gjyqtarja Daniela Shirka është tërhequr në mënyrë të papritur dhe do të zëvendësohet nga gjyqtari Florjan Kalaja, gjyqtar i komanduar në Gjykatën e Apelit Durrës, i cili ka kaluar vetingun në fund të vitit 2020.

"Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, për çështjen në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, është planifikuar seanca gjyqësore e rradhës në datë 05.01.2022, ora 10:00.

Pas miratimit nga ana e zëvendës kryetarit të gjykatës, të aktit të heqjes dorë nga gjykimi, të paraqitur nga gjyqtarja D.Shirka, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga gjyqtarët: kryesues Engert Pëllumbi, anëtare Igerta Hysi dhe anëtar Florjan Kalaja", thuhet në njoftimin e GJKKO.

Kujtojmë se seanca për Tahirin në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është parashikuar të mbahet ditën e nesërme, më 5 Janar, në orën 10:00. Pjesë e trupit gjykues për ish-ministrin e Brendshëm janë Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • miri: 05/01/2022 10:30

    Gjyqtarja Daniela Shirka e kaloi vetingun me korruosion ,hiqet kushedi cfare, por fjalet me drejtesine jan shum large.Me dorheqjen tregoi se nuk jep drejtesi dhe fakton se vazhdon te jete pjell e korrupsionit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?