Çështja 'Reket', dënohet me 7 vite burg Katica Janeva, ish-kryeprokurorja Speciale në Maqedoninë e Veriut

18 Qershor 2020, 13:02| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 15:19

  • Share

Ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva është dënuar me 7 vite burg në lidhje me rastin ‘Reket’, e cila akuzohet për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’.

Për rastin “Reket” akuzohej edhe Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13" dhe Zoran Milevski. Ata, duke shfrytëzuar lidhjet me ish-prokuroren speciale kishin marrë një shumë të madhe parash nga një biznesmen, duke i premtuar masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor, që po zhvillohej atë kohë kundër tij.

Ndërkohë, Bojan Jovanovski, (Boki 13) u dënua me 9 vite burg. Ky i fundit e cilësoi vendimin e gjykatës tendencioz dhe politik.

Katica Janeva drejtonte dikur Prokurorinë Speciale e themeluar për të hetuar aferën e përgjimeve, apo shpërdorimet e shumta që janë kryer nga ish- zyrtarët qeveritarë.

Bëhej fjalë për të paktën 17 padi, kundër 93 ish-zyrtarëve, të cilat ishin ngritur nga 15 shtatori i vitit 2015, kur ishte themeluar kjo prokurori.

Skandali i publikuar në gazetën italiane La Verita trondititi atë kohë themelet e gjyqësorit në Shkup. Në videon e publikuar duket Bojan Jovanovski, duke dalë së bashku me një ndihmës të tij nga shtëpia e biznesmenit Jordan Kamçev me dy valixhe të mbushura me para. Boki 13 dyshohej si një lloj ndërmjetësi i prokurores Katica Janeva në këtë skandal të madh korrupsioni.

Në një tjetër material audio, më pas i transkriptuar, dëgjohej biseda mes Bojan Jovanovski – Boki13 dhe biznesmenit të dyshuar Orce Kamçev, të cilët flisnin për kushtet e lirimit të tij, bisedë kjo edhe me praninë e ish kryeprokurores speciale, Katica Janeva.

Janeva katër vite më parë ishte simbol për drejtësinë në vend dhe rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet e drejtësisë, teksa edhe kishte nisur hetimet për afera përgjimesh, apo shpërdorimet e shumta që ishin kryer nga ish- zyrtarët qeveritarë maqedonas. Bëhej fjalë për të paktën 17 padi, kundër 93 ish-zyrtarëve, të cilat ishin ngritur nga 15 shtatori i vitit 2015, kur ishte themeluar edhe Prokuroria Speciale

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?