Çështja e bujshme e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit pritet që shumë shpejt të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se brenda korrikut do të ketë gjykim pasi në Gjykatën e Lartë është kompletuar trupa e nevojshme dhe kolegji penal.
Tashmë në këtë gjykatë është përcaktuar relatori i ri i çështjes, i cili do të jetë ish kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni. Më herët relatori i çështjes ka qenë Ilir Panda.
Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Lartë, që mund të lërë në fuqi vendimin e Apelit, mund ta rikthej çështjen sërish për rigjykim në Apel, ose mund ta gjykojë vetë.
Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.
Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.
I vetmi politikan qe ka pasur kurrajon te vej ne gjyq dhe te perballet me akuzat mbi. Respekte
PërgjigjuSajmir Tahiri eshte nje trafikant i rendomte qe mori ne qafe vetekenaqesia prej te droguari. Provat flasin hapur kunder tij dhe ky rast tregon nese do funksionoje drejtesia e re apo jo. Ke makinen Audi te perdorur nga Habilajt gjoja e shitur por qe perdorej nga ai dhe familjaret e tij. Habilajt i cuan makinen Audi ne greqi kur ketij ju prish skafi i trafikantit. Te njejtin skaf e mori nga greqia Moisi Habilaj sebashku me nje polic te vlores dhe e cuan ne itali per riparim. Keto jane te provuara nga sistemi Tims dhe deshmite e protagonisteve. Prove tjeter ne sistemin Tims jane udhetimet e Moisi Habilajt me babain dhe bashkeshorten e Sajmirit per ne itali. Makina e trafikantit Armand Lilo kishte brenda patentat e skafit dhe 860 mije euro apo nuk jane prova keto? Shoferi i makines Orest Sota i vertetuar nga sistemi Tims ka udhetuar jashte shqiperise me makina te ministrise se brendeshme. Te duhen me prova per lidhjet dhe paprekshmerine e Shullazit gjate ministrimit te Sajmirit? Po Investimet ne Baldushk me cfare parash po behen??? Mos na tregoni perralla per Tahirin por te shkoje aty ku e ka vendin bashke me Saliun dhe Meten. Meqe ky e ka dosjen ne gjykate, atehere drejtesia e re te vendoset me kete te parin. Ndryshe ky vend nuk behet me.
Përgjigju