TIRANË- Ambasadori i BE Luigi Soreca ka zgjedhur të mos japë as një koment lidhur me vendimin e gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm. Si një ish- prokuror, Soreca tha se do të ketë një qëndrim zyrtar sapo ta lexojë dosjen e plotë.
"Si një ish prokuror do të shikoj dosjen dhe më pas do i komentoj. Nuk mund të komentoj vendimin pa lexuar dosjen", tha Soreca.
Gjykata për Krime të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vetëm për shpërdorim detyre. Vendimi është 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre. por me gjykim të shkurtuar arrin në 3.4 vite burgim, por në konvertim sipas Gjykatës kthehet në shërbim prove 3 vite. Sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike.
Në fjalën e tij, fill pas vendimit, Tahiri e cilësoi vendimin e gjykatës si absurd, ndërsa shtoi se edhe pse asnjë akuzë e prokurorisë nuk u vërtetua, përsëri u shpall fajtor.
Ky mendon vertet se do gjej ndonje gje ne dosje??? Dosja ka dy vjet qe eshte qep me kujdes nga treshja Arta-Tahiri-Rama. Provat per trafik nderkombetar jane tretur prej kohesh. Ka Luiigji por ka edhe Maliqi bello mio! Salutam a sorrete!
PërgjigjuSoreka = KAMORRO mashtrues dhe genjeshtar I popullit shqipetar
Përgjigju