Mazhoranca socialiste do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion për përplasjen e kompetencave mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetit, ngërç mes dy institucioneve që lindi pas çështjes “Xhaçka”. Në raportin dërguar Kuvendit, janë bërë me dije edhe pyetjet e PS për Komisionin e Venecias, teksa ka kërkuar mendim në lidhje me përplasjen e kompetencave të Kuvendit dhe Kushtetueses.
- Bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar?
- Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputetit? Cilat janë standardet për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nga organet legjislative të shteteve të ndryshme dhe cili është roli i organit respektiv legjislativ në konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?
- Mbi bazë të cilave standarde do të duhet të interpretohet raporti mes mandatit përfaqësues, jo detyrues që deputetët gëzojnë dhe rolit tyre si anëtarë të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit?
- Cili është roli i organit legjislativ lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit në shtete të tjera dhe a ka një kontroll gjyqësor ndaj vendimmarrjes së tyre? Nëse po, në ç'raporte është kompetenca që organi legjislativ ka në këtë procedurë, krahasuar me kompetenën e gjykatës përkatëse?
- Cili prej këtyre organeve ushtron kontroll thelbësor të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit? Cili është subjekti që legjitimohet që ta dërgojë cështjen në gjykatën e caktuar?
Lajmi kryesor:
Mandati i Xhaçkës, zbardhen raportet e mazhorancës dhe opozitës! PS: Vendimet e Kushtetueses të detyrueshme, vendosin deputetët me votë! PD: Të detyrohen të votojnë pro
M.Q./ReportTv.al