Ilir Meta

'Çështje për jetë a vdekje', Meta-Ramës: Kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme

12 Tetor 2020, 22:36| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 22:39

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka folur sërish me tone të ashpra kundrejt kryeministrit Rama. Ai tha për Syri Tv se i kishte thënë opozitës që të mos djegë mandatet, pasi sipas tij Rama është i papërgjegjshëm.

Sipas Metës, kush do të prekë zgjedhjet do të ketë probleme të paimagjinueshme, dhe vetëm në rast se Rama respekton 5 qershorin,  Ilir Meta do të vazhdojë punën e tij.

“Nuk më intereson opozita, më interesojnë shqiptarët. Unë i kam thënë opozitës që të mos djegin mandatet se Rama është i papërgjegjshëm dhe nuk do reflektojë. Kjo është çështje për jetë a vdekje. O ka Shqipëri me shqiptarë, o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta. Kam thënë se kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme. Duan të bëhen kurban për pushtetin e Ramës? Le të bëhen. Në rast se Rama respekton 5 Qershorin, Ilir Meta do të vazhdojë punën e tij”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta kërkon dorëheqjen e Ramës: Zoti e ruajtë prej meje, do bëj çdo gjë për të mbrojtur Shqipërinë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?