Një moment mjaft interesant u kap në kamera vetëm pak pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me presidentin rus, Vladimir Putin në prag të festimeve në Pekin për të shënuar përvjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Siç shihet edhe nga video e publikuar pas përfundimit të takimit mes dy lidërëve, stafi i Koresë së Veriut hyri në dhomë dhe pastroi të gjitha mobiljet që Kim Jong Un kishte prekur, madje morën edhe gotën që ai përdori.
Duket se punëtorët donin të eliminonin çdo gjurmë të ADN-së së presidentit të tyre. Nuk është e qartë nëse Kim urdhëroi këtë gjë për arsye sigurie apo ndonjë çështje tjetër.
Komente
