Çesk Zadeja vlerësohet ‘nder i kombit’ pas vdekjes! Meta: Për vlerat e çmuara, si themelues i institucioneve muzikore (VIDEO)

23 Tetor 2020, 16:04| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 16:14

  • Share

TIRANË- Lideri shpirtëror i muzikës sonë, kompozitori i simfonisë së parë shqiptare, Çesk Zadeja (1927-1997), i cili është njëkohësisht dhe bashkautor i muzikës së filmit “Skënderbeu” me regji të Sergei Yutkeviç u nderua pas vdekjes nga Presidenti i vendit Ilir Meta me dekoratën “Nder i Kombit”.

Motivacioni me të cilin u vlerësua, ishte “Për vlerat e çmuara si themelues i institucioneve muzikore artistike shqiptare, me vlerësim kompozitorit që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën tonë kombëtare, dekanit të përhershëm të shkollës shqiptare të kompozimit, si edhe artistit që lartësoi me muzikën veprën e tij artistike, pedagogjike edhe shkencore, në mbarë botën, traditën edhe emrin e Shqipërisë”.

 “Për kontributin e jashtëzakonshëm, për muzikën tonë kombëtare, edhe për veprën e tij artistike, shkencore dhe pedagogjike kam nderin që t’i akordojë Çesk Zades “Ndër i Kombit”, shprehet presidenti Ilir Meta.

 “Babai ka qenë një tip i heshtur, prandaj ndihem shumë i nderuar, që Presidenti i Republikës i akordoi këtë titull”, shprehet i biri i kompozitorit, Alban Zadeja.

Në këtë ceremoni-koncert të dekorimit të një prej formësuesëve të shumë institucioneve muzikore, si dhe drejtues i tyre, si Universiteti i Arteve apo Teatri i Operës dhe Baletit, u interpretuan dhe luajtën disa pjesë të kompozuara nga Zadeja, si “O ju male”, “Sonatë për violinë” apo “Skënderbeu”, në sallën e koncerteve në Universitetin e Arteve që mbanë mban emrin e tij.

1603461955_WATERMARKREPORTtv.00024815.Still013.jpg

Çesk Zadeja

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?