Dita e 12 majit ka zbardhur, por ajo duket se është mavi dhe mban ngjyrat e PS-së.
Kështu lë të kuptohet kryesocialisti Edi Rama me një postim të mëngjesit të sotëm në llogarinë e tij personale të rrjetit social Facebook.
Është fotoja e parë që ai poston pas zgjedhjeve të 11 majit dhe kalimit të heshtjes zgjedhore.
Rënia e agimit mbi kryeqytetin shqiptar me një ‘pëlhurë’ të purpurtë. Një shkrepje që dukej e bërë nga këndi i PS-së dhe që shihte Tiranën nga Xhamia dhe përreth, me pyllin orbital.
“Çfarë agimi ky sot!”, shkruan kryesocialisti, duke nënkuptuar fitoren e thellë të PS-së në të gjithë vendin, teksa e shoqëron edhe me një emoji “pesëshe”, dorën me numrin 5 të fletës së votimit.
Rezultatet e deritanishme zyrtare nga KQZ në rreth 1 mijë kuti votimi të numëruara, flasin për një fitore, deri edhe në bastionet e PD-së si Dibra dhe ku ka avantazhe pothuajse në të gjitha qarqet.
Postimi i kryesocialistit Edi Rama në Facebook
Komente

Urime pa fund Shqiperia ime drejt Europesu
Përgjigju