Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj tha se protesta e nesërme e udhëhequr nga Berisha është një protestë guaskë anti-amerikane, njësoj si dy protestat e tjera që ka zhvilluar më 7 korrik dhe 12 nëntor 2022. Haklaj thekson në emisionin "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj, Report Tv se qeveria ka rënë pas skandalit ndërkombëtar e kombëtar McGonigal, por e gjithë kjo protestë guaskë është për të goditur Bashën dhe SHBA-në, me pretekstin se mungon drejtësia. Ai i bën thirrje Berishës të ftoj Agron Nezën që të sqarojë publikisht demokratët dhe popullin shqiptar në lidhje me skandalin.
“Nesër nuk do ketë protestë, por do ketë revolucion, sipas binomit Meta-Berisha. Pikënisja për këtë protestë, emëruesi i përbashkët është skandali McGonigal, mirëpo ditë pas dite po dalin informacione të tjera. Nuk ndryshon asgjë nga protesta e nesërme pasi qeveria ka rënë me kohë. Nesër është një miting anti-amerikan, si në datën 7 korriki dhe 12 nëntor, kundër Bashës, në fakt ishte kundër Amerikës dhe tani kundër Ramës si guaskë, por është miting kundër Amerikës. Ende pa u shprehur institucionet amerikane ai del në një miting guaskë, për të larguar vëmendjen nga situata në rajon, përpjekja për t’iu imponuar me dhunë qeverisë.
Unë dua t’i bëj një thirrje Berishës, meqë në qendër të vëmendjes së këtij skandali është një tropojan, Agron Neza, ai duhet ta thërrasë Nezën dhe të bëj një sqarim publik. Ftoje Nezën të mbajë një fjalim pasi është në Tiranë të sqarojë demokratët dhe popullin. Skandali McGonigal është skandali për të cilin do flasë nesër Berisha, por dihet që protesta e nesërme nuk është demokratike pasi kanë shkuar nëpër fshatra dhe i kanë ofruar autobusa e para për t’i përdorur për protestën. Ka ndryshuar qëndrim Beton Haxhiu ndaj Berishës, i bëj thirrje publike zbardh mesazhet që ke bërë me kryeministrin e Shqipërisë për të lehtësuar leje ndërtimi për rrethin e Berishës. Shkëlzen Berisha është mik me Dorjan Duçkën, Dorjani kushuri me Ilir Metën, ky është trekëndëshi i formuar”tha ish-deputeti Haklaj.
Mes gjithë falsitetit sipas tij të protestës së nesërme të Berishës dhe Metës ai thotë se demokracia që Berisha kërkon ka marrë fund nga dy elementë thelbësor, së pari hyrja me forcë në degët e Pd dhe së dyti përfshirja e rrethit të Berishës në tragjedinë e Gërdecit.
“Marrëveshja dhe atentati për demokracinë është pas tragjedisë së Gërdecit , për ndryshimet kushtetuese dhe pastaj Berisha i shpalli luftë të gjithëve duke i shantazhuar . Gërdeci ka ardhur si një vendim korruptiv në kohën e Berishës, korrupsion moral, e ngarkoi Mediun të hapte një fabrikë. Atëherë u tha që ndodhi nga pakujdesia, aksident teknologjik, por SPAK ka për detyre të hetojë çështjen. Pastaj shkojmë te zgjedhjet 2009, marrëveshje e Berishës me Metën, tjetër skandal. Në 3013 Berisha u ndëshkua nga populli, e la pushtetin. Në zgjedhjet e ardhshme u bashkuar Meta me Ramën, e kështu ndodhi edhe në 2017 kur ne ishim në çadër, të gjitha këto ishin për të shkatërruar opozitën. Unë nuk mendoj që shqiptarët do shkojnë pas Berishës dhe Metës edhe se ka një skandal si McGonigal, është e gjitha qeveria në këtë skandal, por në shënjestër është PD dhe Basha. Basha është në krye të PD në Gjykatë. Berisha ka bërë dhe kërkesë për t’a çregjistruar, pastaj ka ardhur edhe me forcë në degët e PD. Gërddeci ka ardhur si një vendim korruptiv në kohën e Berishës, korrupsion moral, e ngarkoi Mediun të hapte një fabrikë. Atëherë u tha që ndodhi nga pakujdesia, aksident teknologjik, por SPAK ka për detyre të hetojë çështjen. Në këtë sistem nuk ka votë të lirë, duhet të kthehet demokracia përfaqësuese. Tani këta njerëz që kanë familjarët e vet në SPAK bëjnë nesër thirrje për drejtësi.”, përfundoi ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj.
I vetmi tropojan qe ashte distancu nga krimineli Berisha dhe shkon me linjen Amerikane.
Përgjigju