Tony Blair

Bota

Çfarë do të ndodhë me Gazën pas luftës? Tony Blair merr pjesë në takimin me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

28 Gusht, 13:16| Përditesimi: 28 Gusht, 13:19

  • Share

Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar planet për Gazën pas luftës.

Lajmi bëhet i ditur nga “The Guardian”, që raporton se Blair ishte në mesin e pjesëmarrësve në takimin në Shtëpinë e Bardhë ku u diskutua për Gazën.

Ndërsa media amerikane “Axios” thotë se në këtë takim ishte edhe dhëndri i Donald Trump, biznesmeni Jared Kushner.

I dërguari i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha se SHBA po harton një plan "shumë gjithëpërfshirës" për të nesërmen pas luftës në Gaza.

Në një intervistë me Fox News të martën, Witkoff tha se besonte se lufta në Gaza mund të përfundonte në katër muajt e ardhshëm.

I pyetur në lidhje me një plan për qeverisjen e Gazës së pasluftës, Witkoff tha: “Është një plan shumë gjithëpërfshirës që po hartojmë për të nesërmen, të cilin mendoj se shumë njerëz do ta shohin se sa i fuqishëm është dhe sa kuptimplotë është, dhe pasqyron motivet humanitare të Presidentit Trump”.

Nuk janë zbuluar detaje rreth propozimeve që po diskutohen.

Takimet erdhën pasi Papa Leo XIV kërkoi që Izraeli të ndalonte “ndëshkimin kolektiv” të popullsisë në territorin e rrethuar.

Nga ana tjetër, Izraeli, pavarësisht protestave të fuqishme brenda vendit të vetë, është i vendosur të vazhdojë agresionin ushtarak në Gaza.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?