Sport

Çfarë do të ndodhë me kombëtaren? Armand Duka zbulon të ardhmen e Edy Reja-s dhe jep versionin e tij për çështjen Broja (VIDEO)

20 Nëntor 2021, 11:30| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 14:07

  • Share

Kur Shqipëria i mbylli kualifikueset e Botërorit në vendin e tretë dhe nuk u kualifikua dot, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka konfimuar trajnerin Edi Reja në kreu të kuqezinjve.

"Në futboll edhe finalistja dhe fituesja e kupës së Botës nuk merr notën 10, vlerësimet janë subjektivet, nga 1-10 do t’i vendosja 8. Trajneri dhe stafi dhe që ne e kemi filluar një projekt. Reja është krye trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamentet e FSHF-së. Ne kemi projekt me të gjithë që kanë nisur punë te stafi teknik i Rejës. Më 16 dhjetor hidhet shorti Ligës së Kombeve, ndeshjet zhvillohen në qershor dhe shtator, kontrata e trajnerit përfundon në nëntor të vitit të kaluar. Kontrata është marrëdhënie e dy anshme, nuk mund ta them vetëm unë, se ai mund të deklarojë vetë nëse do të largohet. Në shtator mbaron Liga e Kombeve dhe në nëntor ka ende kohë. Reja e ka ndihmuar Kombëtaren, ka prodhuar shumë futboll. Ka kënaqur shumë me lojën e bukur”, tha Duka.

Duke cekur çështjen e Armando Brojës Duka tha se ka qenë i dëmtuar.

 “Nuk është e lehtë sepse edhe në familje ka debate, por prindi mundohet t’i edukojë fëmijët sa më mirë. Armando Broja nuk ishte prezent në ndeshjen me Anglinë. Nuk ishte pjesë e ekipit në Angli për arsye se ishte i dëmtuar. U bashkua ekipit në Londër dhe bëri stërvitje individuale, dhe nuk luajti për dyshimin sesi ai ndihej. Janë individët që blejnë grupin dhe duhet të menaxhosh sa më mirë. Pas ndeshjes Broja ka kërkuar që të rikuperohej te Sauthemptoni”, tha Duka.

 

K.T./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/11/2021 02:03

    Ne, futboll e futbolliste as kemi patur,as kemi,as do te kemi ndonjehere dhe per kete t'a mbledhim mendjen.Ate cfare kemi me shumice e me teprice eshte sulltani i veteshpallur me post te perjetshem Armando Duka.Planin per kombetaren dhe Rejan e paske bere gati,po per vete ke bere ndonje plan te besh ndonje doreheqje diku ne te ardhmen e afert?

    Përgjigju
  • Fredi: 20/11/2021 15:01

    Don Duka sa te jesh ti nuk bejme hajer. Po cfare rekori na tregon ti i korruptuar me gjith ate plakushin e rrjedhur qe mor 6+6=12 pike me ekipet e vdekura edhe 6 pike i dha vetem Armando Broja? Po ti duhet te zhdukesh o kriminel i Futbollit Shqiptare.

    Përgjigju
  • Jani: 20/11/2021 13:12

    Reja eshte mjaft i mire por keta lojtare kemi.Per mua duhet te rrije edhe 5 vjet se eshte mesuar me ekipin.

    Përgjigju
  • Tifozat Kuqezi: 20/11/2021 13:00

    Po Reja eshte momument kulture dhe mbrohet nga Duka I takon te jete trajner me humbjwt me te thella 1 me 4 me Polonine 5 me 0 me Angline mezi fitoi 1 me 0 me Andoren. me ndihmen e VAR-it qe i dha penalltine Nuk mjaftojne fitoret me Hungarine San Marinon pa folur per Andoren qe desh i mori barazimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?