Protesta e djeshme e opozitës

Çfarë do të ndodhë më tej me të korruptuarit e revoltuar të Shqipërisë?

17 Shkurt 2019, 19:01| Përditesimi: 17 Shkurt 2019, 19:02

  • Share

Do të vazhdojnë të ushqejnë shpresën e destabilizimit të Shqipërisë?

Dje hordhitë Berisha dështuan, edhe pse me një polici pothuajse inekzistente. Kurse kryeministri la kryeqytetin dhe shkoi në Vlorë. Turp për të. E gjithë shfaqja e djeshme ishte ky gjykim: korrupsioni kundër korrupsionit.

l.Të revoltuarit që thyen xhamat e ndërtesës së kryeministrisë, ishin injorantë të paguar e asgjë më. Por edhe pse të tillë, nuk arritën të krijonin revoltë popullore.

Plani qesharak i Saliut ishte: një revoltë e dhunshme me individë të blerë që duhej të sillte një ndezje të përgjithshme popullore. Por fitoi një hiç të madh. Vajti të pushtonte një ndërtesë të boshatisur se e mendonte si kështjellë për të marrë Shqipërinë. Dhe dështoi. Njëlloj si Donkishoti me mullinjtë e erës. Ky ishte diskreditimi i marrëzisë Berisha, që nga halli i frikës antikorrupsion kërkoi të digjte Tiranën e mandej Shqipërinë. Asgjë.

ll.Po Rama, kryeministri pa zyrë i Shqipërisë, ku ishte? Asgjëkundi. Ishte i fshehur në Vlorë, sepse kryeqytetin ia kishte lënë në dorë hordhive të Saliut, me një ministër të Brendshëm inekzistent, dhe me një polici inaktive. Por edhe me një plan mbrojtës të kryeministrisë që kuptohej se ia kishte bërë FBI pa e pyetur fare kryeministrin endacak të Shqipërisë.

Turp. Këta vjedhës duhet të mos i shohë më shoqëria shqiptare. Po socialistët?

Ata janë mazhorancë. Nëse ende nuk binden që Rama do destabilizimin e Shqipërisë, nuk janë fare këtu. Ndërrimi i këtij kryeministri në fakt i heq korrupsionit bilateral çdo kartë. Por a do ta bëjnë dot socialistët duke vendosur një kryeministër të pakorruptuar?

Të shohim.

Duhet të shohim edhe një gjë: a do t'i arrestojnë keqbërësit e paguar të Saliut?

Komento

Komente

  • Shqipetari: 19/02/2019 07:11

    Pse nuk shkojnë te lajnë hesapet me Greket Ata kanë kryer krime dhe kanë pervetsue territorin?

    Përgjigju
  • Polici: 18/02/2019 13:58

    Ngele i semure patologjik kunder Rames,o injorant skishte fare plan FBI por thjeshte manaxhim nga Garda dhe policia.

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 18/02/2019 12:03

    TAKU...LERENI SHPIFJET KUNDER KM RAMA SE NUK TE BERI MINISTER.MERRUNI ME SALIN QE E DO KUSH ESHTE.RAMA NUK KA DOSJE TE HAPURA POR SHPIFJE TE STISURA NGA SALIZMI VRASTAR.

    Përgjigju
  • agim cota: 18/02/2019 02:03

    rrespekte per zotin avokat,ngjela eshte njeri qe e njeh shume mire ligjin,une jam nje njeri i thjeshte qe jetoj ne australi ,vetem me vota te nderrohet qeveria,jo me djegje dhe shkaterrim,turp i botes kur i shikon.

    Përgjigju
  • lezha: 17/02/2019 20:50

    BRAVO te madhe avokat. 100% e sakte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?