Thirrjet e Metës për protesta në të gjithë Shqipërinë/ Basha nga Shkodra: Do bëjmë çdo gjë për demokracinë (VIDEO)

5 Mars 2020, 13:55| Përditesimi: 5 Mars 2020, 16:09

  • Share

SHKODER- Kryedemokrati Lulzim Basha është përgjigjur nga Shkodra lidhur me thirrjen e presidentit Ilir Meta për të vazhduar askionin e tubimeve shesh më shesh deri në vendosjen e demokracisë. Basha tha se PD do të bëjë çdo gjë për shporrjen e tiranisë dhe fitoren e demokracisë, me të gjitha format dhe mënyrat demokratike, duke lënë të nënkuptuar se do të mbështesë tubimet e presidentit.

"Shporrja e Tiranisë dhe fitorja e demokracisë është objektivi i Partisë Demokratike dhe për këtë do bëjmë çdo gjë. Me të gjitha format dhe mënyrat demokratike", u shpreh Basha.

Në tubimin e 2 Marsit, Basha u rreshtua krah Metës, duke ndjekur fjalimet e tij nga bulevard krah qytetarëve, dhe duke mos mbajtur fjalime, ndonëse më herët u angazhua për të mbledhur sa më shumë mbështetës. Këtë qëndrim të tij e ironizoi edhe kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, teksa tha se Basha po bën rolin e figurantit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 05/03/2020 16:51

    Ne balle te revolucionit sharebajga e shkodres Voltana serbja qe dogji shkollen veprim qe se kane bere as nazistet ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?