Lifestyle

Çfarë do të thotë t'iu shikojë dikush në ëndërr, një mik apo ish partner

6 Korrik 2019, 16:10| Përditesimi: 6 Korrik 2019, 16:16

  • Share

Të gjithë kemi një lidhje të ngushtë me ëndrrat. Ndonjëherë në ato ‘filmat’ e shkurtër që kalojnë në kokën tonë gjatë kohës që jemi në gjumë mund të shikojmë moment të veçanta, dashuri platonike, familjarët tanë, njerëz të famshmë madje edhe të panjohur.

Por çfarë do të thotë nëse dikush na shikon ne në ëndërr, një i afërm, shok, apo  partneri?

Sipas ekspertites së ëndrave Alesandra Woolley  thuhet  se nëse dikush na shikon në ëndërr ndodh pasi mund të kemi kaluar diçka të rëndësishme me të gjatë kohëve të fundit apo keni shpenzuar shumë kohë krah tij, aq sa fytyra juaj është zhytur në mendjen e tij.

‘Ëndrrat janë një mënyrë në të cilën truri ynë përpunon emocionet, prandaj çdo ndjesi që lidhet me një marrëdhënie individuale mund të rezultojë të shfaqet në ëndërr.’ pohoi ajo për Elite Daily.

Çfarë nënkupton nëse ju shikon në ëndërr një person që nuk e shikoni prej kohësh në realitet?

Woolley shpjegon se shumë ëndrra nuk kanë të bëjnë domosdoshmërisht me realitetin. Ato mund të jenë simbolike me dëshirën tuaj për të riparë një person apo një mik që njihni. Ndërsa nëse shikoni sikur miku juaj është armiku juaj në ëndërr tregon se ai në fakt ju ka zili.

Nëse ju shikon në ëndërr një ish partneri juaj do të thotë se ai ndjen ende për ju.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?