Zbuloni gjithçka që çdo grua shtatzënë duhet të dijë përpara se të shkojë në pushime. Një shtatzëni e shëndetshme nuk do të pengojë argëtimin tuaj gjatë pushimeve për sa kohë që ndiqni disa rregulla bazë.
Gjatë shtatzënisë ju e ndjeni nxehtësinë më intensivisht dhe kjo është kryesisht për shkak të sekretimit të progesteronit i cili rrit temperaturën e trupit, peshës së shtuar dhe nxehtësisë së fetusit.
Megjithatë, më poshtë do ju sjellim një listë “rregullash” që duhet të ndiqni për pushime sa më të mbara.
Shmangni diellin dhe vendet shumë të nxehta
Pini shumë ujë për të shmangur dehidratimin
Notoni, pa u lodhur shumë, herët në mëngjes ose vonë pasdite
Kujdesuni për higjienën tuaj , mos u ulni në rërë dhe përdorni një peshqir të pastër sa herë që uleni në një shtrat dielli
Përdorni krem kundër diellit me faktor të lartë mbrojtjeje, vishni një kapele të madhe
Hani vakte të vogla të shpeshta dhe të lehta, dieta juaj duhet të përfshijë shumë fruta dhe perime
Reduktoni kripën
Pushoni në çdo rast