Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, ka ardhur edhe reagimi i Keisi Medinit. Keisi shkruan se sinqeriteti i saj u mor për dobësi, e ndërsa vë në dukje se ndaj saj janë ngritur shumë shpifje e madje tregon se është ndjerë e gjykuar.
Mirëpo pavarësisht kësaj, ajo thotë se nga ky moment nuk do të lejojë askënd që të hedhë baltë mbi figurën e saj.
“Hodhët vrer mbi emrin tim. Shpifët dhe gjykat veprimet e mia. Më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë, prindërit e mi, mallkuat e shpifët, më vendosët tituj, e epitet, aq më tepër edhe ‘e lidhur’. Folët me aq kofidenca për gjërat e mia. Treguat gjithë urrejtjen që patët brenda vetes për një 22-vjeçare që s’bëri asgjë të shëmtuar në atë shtëpi, nuk ofendoi e lëndoi njeri. I dha përqafim çdo banori, u përpoq të falte sa më shumë dashuri dhe të ishte ajo vajza e vogël e shtëpisë që sjell vetëm buzëqeshje. E morët për dobësi sinqeritetin tim gjithashtu dhe naivitetin e tepruar. Unë prap do buzëqesh akoma më shumë dhe jam më e fort se kurrë, po s'do lejoj më njeri të hedhë baltë mbi emrin tim”, shkruan Keisi.