Foto Ilustruese

Sport

Çfarë është dhe si funksionon Liga e Kombeve? Gjithçka që duhet të dini

5 Shtator 2018, 16:29| Përditesimi: 5 Shtator 2018, 16:30

  • Share

Nesër nis Liga e Kombeve. Ky kompeticion është një rrugë e dytë për arritjen e Europianit, krahas kualifikueseve tradicionale të vendeve europiane. Bëhet fjalë për katër bileta që ofron Liga e Kombeve për skuadrat europiane.

Ky kompeticion zëvendëson miqësoret dhe u lejon skuadrave kombëtare që të përballen me skuadra të të njëjtit nivel në bazë të renditjes së përgjithshme. Fituesja e secilës Ligë (4 të mundshme) kualifikohet në Europian. Nëse ndonjë nga skuadrat e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale, atëherë shkon skuadra e radhës nga faza “PlayOff”.

Si funksionojë ligat?
Skuadrat luajnë me njëra-tjetrën, brenda dhe jashtë, me katër fituesit e grupit të Ligës A që kualifikohen në Finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2019, të cilat diskutojnë gjysmëfinalet, ndeshjen e vendit të tretë dhe finalen. Fitueset e grupit në Ligën B, C dhe D kualifikohen një Ligë më lart për edicionin e radhës, ndërsa ato që renditen në fund të grupeve, në Ligat A, B dhe C do të rrëzohen. Sezoni i ardhshëm është 2020/21.

Grupi i Shqipërisë
Shqipëria merr pjesë në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku shorti e vuri në një grup me Skocinë dhe Izraelin. Kuqezinjtë do të debutojnë më 7 Shtator të këtij viti në Shqipëri, përballë Izraelit, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojnë në Skoci. Në 14 Tetor kuqezinjtë do të udhëtojnë në Izrael, ndërsa më 17 Nëntor do të luajnë ndeshjen e fundit, atë me Skocinë në Shqipëri.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?