Ksamil

FOTO/ Hungarezët të mrekulluar nga riviera shqiptare! Sytë në Berat e Krujë

8 Shtator 2023, 10:13| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 12:41

  • Share

"Shqipëria tashmë është ngjitur në listën e destinacioneve më të kërkuara nga vizitorët e huaj! Turistët hungarezë kanë filluar ta zbulojnë gjithnjë e më shumë!"

Media hungareze "Player", i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, kryesisht për vijën bregdetare, por pa harruar Beratin, Krujën dhe Tiranën.

Berati

Teksti përmban lëvdata për bukuritë natyrore për të cilat Shqipëria po shquhet vazhdimisht në media ndërkombëtare.

Gazetari Oszkár Rétsági, ka shkruar për të përditshmen hungareze se vendpushimi më i famshëm është Ksamili me një vendndodhje përrallore, një fshat i vendosur në një gadishull të ngushtë të kufizuar nga deti Jon dhe liqeni i Butrintit.

Ksamili

Turistët hungarezë kanë filluar të zbulojnë gjithnjë e më shumë për plazhet e ndryshme, që nga Vlora, Dhërmiu, Borshi dhe Durrësi.

Atraktiviteti i Shqipërisë qëndron në faktin se ajo ende nuk është përfshirë plotësisht nga globalizimi, por kjo është edhe një e metë e saj, Ballkani duhet të ishte përgatitur për fluksin ne rritje të vizitorëve. Njerëzit tashmë po socializohen me turizmin pasi komunizmi nuk kaloi pa lënë gjurmë.

Perveç kryeqytetit të Tiranës, ka edhe vendbanime të tjera të bukura, si Kruja dhe Berati, shkruhet në artikullin i cili shoqërohet me shumë peizazhe si nga shtëpitë e famshme të Beratit ashtu dhe Kalaja e Krujës.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 08/09/2023 10:29

    Serborus shtetas Hungarez janë…!

    Përgjigju
    • Lomi: 08/09/2023 19:39

      Jan avar, sjan sllav

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?