Çfarë është sëmundja e 'etheve të minjve' dhe si mund ta parandalojmë?

15 Gusht 2019, 20:22| Përditesimi: 15 Gusht 2019, 20:27

  • Share

Sëmundja e etheve të minjve është një virus që përhapet përmes ushqimit të prekur nga  brejtësit e kontaminuar. Kjo sëmundje është me e përhapur në Kosovë, ku ka pasur dhe një viktimë. Një 21-vjeçar nga Juniku, Fluturim Gaxherri, humbi jetën si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar nga minjtë. Për afro një muaj 21 vjeçari ra në koma dhe nuk pati ndryshim të gjendjes shëndetësore, aq sa me 9 gusht ai ndërroi jetë.

Por ky virus, i quajtur "Hantavirus", ka mbërritur dhe në Shqipëri, ku para disa ditësh ka ndërruar jetë një 32 vjeçar nga Erseka, i cili është transportuar në QSUT, dhe pavarësisht trajtimit të mjekëve nuk ka mundur t'i bëjë ballë kësaj sëmundje.

Po ashtu dhe një rast tjetër është paraqitur në QSUT, nga Peshkopia, i cili fatmirësisht tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo sëmundje ka një rrezikshmëri të lartë vdekjeje duke kaluar mbi 60%.  Simptomat e para janë temperaturë e lartë dhe ethe, prandaj edhe në gjuhë të thjeshtuar quhet “ethet e minjve”.

Kjo sëmundje prek organet jetësore, si veshka, mushkëria e mëlçia duke çuar në mos funksionimin e tyre. Por krahas kujdesit nga bluzat e bardha, mjekët këshillojnë që qytetarët të shtojnë kujdesin ndaj ushqimeve bimore dhe shtazore që ata konsumojnë.

Kjo pasi sëmundja nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por përgjithësisht përmes ushqimit të kontaminuar, i rënë në kontakt me minjtë e infektuar me këtë virus.

Për të evituar përhapjen e kësaj sëmundje, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka shpërndarë dhe disa masa parandaluese, siç është kontrolli i ushqimeve, përpunimi termik i produkteve ushqimore, larja e duarve me ujë dhe sapun si dhe të pastrohen frutat e pyllit.

Masat parandaluese
Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.
Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë
Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar
Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos të konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar
Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve
Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies
Mos hidhni mbeturina kudo
Të bëhet klorimi i ujit të pijes
Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve
Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuar nga ekskretet e brejtësve.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Brejtësi: 16/08/2019 09:15

    Këta janë minjtë vlonjatë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?