Çfarë është testimi serologjik dhe kush do ta bëjë? Mjekja për Report Tv: Nisi me vijën e parë kundër COVID-it dhe grupet e riskut

24 Prill 2020, 16:44| Përditesimi: 24 Prill 2020, 17:20

  • Share

TIRANE-Në Laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT prej ditës së hënë ka nisur testimi serologjik. Profesoresha Vjollca Durro, pjesë e shërbimit të mikrobiologjisë u shpreh për Report Tv se testimi serologjik kryhet përmes gjakut dhe konsiston në përcaktimin e antitrupave të virusit.

Testimi serologjik konsiston në përcaktimin në serum të antitrupave të virusit. Antitrupat që përcaktohen në serum ndaj viruseve në përgjithësi por dhe këtij në veçanti janë të tipit të igm-ve dhe igg-ve. Prania e anti igm-ve në serum tregon që individi ka qenë në kontat me virusin dhe është në fazën akute të zhvillimit të saj.

Nëse në serum janë të dy llojet e antitrupave edhe igm-të dhe igg-të tregon që është në fazën e shërimit, dmth ka qenë i sëmurë dhe po shërohet dhe prania në qarkullim e vetëm igg-ve tregon që individi e ka kaluar këtë sëmundje, ka qenë dikur në kontakt me këtë virus pavarësisht nëse ka manifestuar apo jo shenja klinike”- u shpreh profesoresha Vjollca Durro.

Testimi ka nisur nga mjekët në QSUT, fillimisht me ata në vijën e parë të betejës, punonjësit e infektivit dhe do të bëhet dhe për pacientët e shtruar në dy spitalet covid.

Testimi serologjik kuptohet do fillojë me grupet e riskut, që është personeli shëndetësor dhe ata që kanë qenë në vijën e parë të kësaj epidemie që janë punonjësit e infektivit pastaj do vazhdojë gradualisht me të gjithë personelin e QSUT me grupet e tjera të riskut në një etap të dytë dhe pacientëve që ndodhen të shtruar në dy spitalet covid”-tha Durro

Durro thotë se për shkak se janë testime të reja, fillimisht po testohet një grup kampion për të bërë një vlerësim paraprak të testit. Përsa i përket edhe testimit të popullsisë, ky është një vendim që merret nga Komiteti i Ekspertëve.

Laboratori i mikrobiologjisë në QSUT ka kapacitete për të kryer 150-180 teste në orë. “Në laborator për testimin serologjik doja të theksoja se metoda është tërësisht automatike dhe kapaciteti i aparaturës varion nga 150-180 teste në orë”-shtoi profesoresha. Në këtë laborator janë siguruar aktualisht 6 mijë teste, ku përveç bluzave të bardha pjesë e testimit do të jenë edhe strukturat e policisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?