Lotaria e Miçiganit, SHBA

Çfarë fati, një ditë pas dasmës së tyre çifti fiton 1 milion dollarë në lotarinë e SHBA-së

9 Nëntor 2023, 13:13| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 13:14

  • Share

Një çift nga Miçigani, SHBA, kaluan disa ditë të paharrueshme kur fituan 1 milion dollarë nga një biletë lotarie me gërvishtje të blerë një ditë pas dasmës së tyre.

Dhëndri 57-vjeçar  u tha zyrtarëve të Lotarisë së Miçiganit se ai bleu biletën e tij të gërvishtjes Diamonds & Pearls nga Prudenville EZ Mart në West Highton Lake Drive.

“E bleva biletën një ditë pas dasmës dhe ia dhashë gruas sime për ta gërvishtur. Kur ajo zbuloi shumën e çmimit ‘1 miliard dollarë’, ne ishim mosbesues. Vazhduam t’i lexonim udhëzimet vazhdimisht për t’u siguruar që fituam vërtet. Ishin dy ditë emocionuese për ne!”tha lojtari.

I sapomartuari vizitoi selinë e lotarisë për të marrë çmimin e tij prej 1 milion dollarësh. Ai mori fitimet e tij në një shumë prej 693 mijë dollarësh, raporton New York Post.

Ai shtoi se ka në plan të investojë edhe fitimet e tij. Sipas Michigan Lottery Connect, lojtarët kanë fituar më shumë se 14 milionë dollarë duke luajtur Diamonds & Pearls, që u lançua në gusht. 

Ata thanë se çdo biletë kushton vetëm 10 dollarë dhe u ofron lojtarëve një shans për të fituar çmime që variojnë nga 10 deri në 1 milion dollarë.

Faqja thotë se ka ende më shumë se 37 milionë dollarë çmime në dispozicion, duke përfshirë dy çmime kryesore prej 1 milionë dollarësh.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?