Ndërtuar nga Dashuria për Tiranën dhe nga adhurimi i shenjtë për kohën! Kulla e Sahatit të Tiranës, çfarë fsheh brenda saj? Çfarë nuk dimë dhe çfarë nuk kemi dëgjuar? Kush u kujdes për të ndër vite dhe sa kushtoi ora dhe zemreku në franga ari?
Adrian Tufina, Orëndreqës nga Familja Tufina, shprehet për Report Tv në lidhje me simbolikën e fortë shpirtërore që Kulla e Sahatit dhe ora e saj kanë të lidhur me mbiemrin Tufina:
-Ora sot nuk është më ajo e para! Tani ka një mekanizëm kinez. Moli, ose Ismail Tufina ishte ai që i dha ndjeshmëri këtij sahati, sepse ai e bleu ka mekanizmin e sahatit të parë në Londër tek vëllezërit Eduart dhe James Prior. Ora u vendos në kullën e sahatit në vitin 1828 në kullën që ndërtoi Et’hem Beu me kontributin e fisnikëve tironas por edhe më gjerë! Ora kishte edhe kambanë, tingulli i saj dëgjohej tepër larg, Dajt, Sauk etj… Zemreku apo edhe mekanizimi i kësaj ore punoi deri në vitin 1916, pasi atë e grabiti ushtria Austro-Hungareze.
Më pas, jemi ende në lidhjet e Familjes Tufina, viti 1928 Haxhi Arif Tufina me paratë e mbledhura, diçka prej 660 napolonash floriri, shkoi dhe bleu në Zvicër orën “Jugens”. Sahat, ose orë e cila punoi deri në fund të vitit 1944, sepse gjatë luftës, në ikje gjermanët e goditën nga poshtë, atë edhe minaren e Xhamisë së Et’hem Beut.
1946, Zija Tufinën e thërrasin në Komitetin Ekzekutiv, urdhërohet të rregullojë orën me shpërblim faljen e dënimit dhe marrjen e triskave. U mor mekanizmi i Katedrales së Shkodrës.
Vite më vonë nisi edhe divorci me orën në vitin 1973 ku monizmi kinezo-shqiptar atë mekanizëm e vendosi në Korçë, atë e zëvendësuan me me mekanizëm kinez dhe force elektrike.
Ardian Vehbiu, autor, Botues i Peizazhe të Fjalës, i cili ka botuar edhe një libër për Kullën e Sahatit të Tiranës shprehet:
-Pushtetet kanë dashur gjithmonë të përdorin qendrën e Tiranës për qëllimet e tyre. Mua më ka bërë dhe më bën përshtypje gjithmonë se kur vij në Tiranë, shoh se si sheshi është kthehet shpesh në qëndër dëfrimi. Habitem! Kjo eksperiencë më krijon ndjesinë se do të kem gjithmonë e më pak të përbashkëta me qytetarin që unë kam njohur dhe jetuar. Kam qenë dhe jam i interesuar për vijueshmërinë urbane dhe kulturore dhe dua që me një tiranas, me një banor të Tiranës të kem gjëra të përbashkëta për të biseduar.
Elton Karaj, Imam në Xhaminë e Et’hem Beut, shprehu qartë vlerën e orëve të pikturuara në muralet perëndimore dhe lindore të mureve të xhamisë.
Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në shekullin e XIX midis viteve 1822-1840 nga Haxhi Et’hem bej Mollaj së bashku me Xhaminë e Et'hem Beut. Koha për besimin tonë është shumë e çmuar në disa drejtime. Ora mat vlerën e jetës sonë dhe shfrytëzimin e saj ashtu siç duhet pa çuar gjërat dëm! Jo të gjitha xhamitë jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë e kanë të pikturuar simbolikën e orës! Kjo e bën xhaminë tonë edhe më të veçantë.
Komente

Kulla e Sahatit sot fshihet pas perbindeshit te quajtur Book Building. Ilaçe i befshi dhe ju ndjekte shemtia nga pas gjithe jeten.
Përgjigju