Chelsea ka vendosur të dhurojë një pjesë të fondit të bonuseve të Kupës së Botës për Klube për familjen e futbollistëve të ndjerë Diogo Jota dhe Andre Silva, sipas raportimeve të The Athletic.
Klubi fitoi mbi 110 milionë dollarë pas pjesëmarrjes në turneun e korrikut ku doli fitues, duke siguruar një fitim të konsiderueshëm financiar. Nga këto, 14 milionë euro shkuan për lojtarët, ose 430,000 euro për lojtar. Vetë lojtarët do të dhurojnë një shumë të ngjashme për familjet e dy lojtarëve portugezë.
Lojtarët dhe zyrtarët e klubit ranë dakord të kontribuonin një pjesë të barabartë nga ky fond për familjen e Diogo Jotës. Sulmuesi i Liverpoolit dhe vëllai i tij Andre humbën jetën tragjikisht në një aksident me makinë në Spanjë më 3 korrik.
Komente
