Argita Berisha

Ylli Pata: Çfarë i bashkon ishujt e opozitave shqiptare?

28 Maj, 20:26| Përditesimi: 29 Maj, 07:24

  • Share

Dashamir Shehi, një politikan veteran i së djathtës, si dhe Myslim Murrizi, gjithashtu një politikan aktiv i kësaj pjese të politikës shqiptare kanë galvanizuar mjedisin opozitar me dy qëndrime të tyre.

Shehi, ka thënë se përfundimisht misioni i Sali Berishës e Lulzim Bashës nuk ka lidhje me një impakt koherence të opozitës, kurse Myslim Murrizi ka bërë të ditur se do të garojë për kreun e rithemelimit nëse Argita do të zbresë në fushë.

Këto janë qëndrime që vijnë jashtë rreshtit të një opozite që na sillet si bërthamë që është ajo Berisha-Meta, por opozita, duket edhe më e gjerë se kaq.

Opozita shqiptare, ose më saktë opozitat shqiptare që janë në terrenin e opinionit public sot kanë një qëllim të përbashkët që është rrëzimi i Edi Ramës. Çfarë është dialektike. Por ky mjedis është krejt i ndryshëm te mënyrat, e natyrisht te vizioni që sjellin për të ardhmen e një Shqipërie që nuk do të ketë Partinë Socialiste në pushtet.

Ndërkaq, në publik ka zëra të tjerë jashtë korit, që janë qoftë Nisma Thurje e Shabanit, qoftë lëvizja e Adriatik Lapajt apo majtistët e Arlind Qorit.

Por përveç rrëzimit të Ramës dhe përfaqësuesve të tjerë të mazhorancës, këto opozita nuk bashkohen askund. E kjo ndodh, pikërisht prej anomalisë që ka përfshirë këtë arqipelag, si pasojë e insistimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës për të qëndruar.

Insistimi i tyre gjithsesi është legjitim, edhe pse dukshëm antipopullor, që shikohet lehtësisht në të gjithë sondazhet që bëhen vazhdimisht në vend.

Ky insistim, sipas të gjitha gjasave do të vijojë për të mos lëvizur nëpërmjet lëvizjeve tip intifade si ajo që ndodh para bashkisë së Tiranës, e cila është më shumë demonstrim force se tubim qytetar.

Me këtë rrugë radikale vihet re se janë në një linjë Sali Berisha dhe Ilir Meta, por të dy politikanët e vjetër ndahen për mjaft gjëra.

Po kush mund të jetë filli që mund ta bashkojë këtë opozitë? Mazhoranca, ka hedhur një treg një “provokacion” të nivelit të lartë që është Reforman ë Drejtësi numër 2.

E cila pas miratimit të rezolutës antikorrupsion, do të vijë si një ansambël propozimesh për ndryshime e reformime të forta.

Mazhoranca, me këtë lëvizje, duket ka pasur idenë që të zgjojë instiktet, intuitat apo interesat e emocioneve opozitare.

Të cilat nuk se janë të panjohura. Pasi në mjaft emisione të mbremjes, ka ide të qarta të eksponentëve pranë opozitës që kërkojnë nga Parlamenti që të ndërmarrin akte që ta frenojnë furinë e SPAK. Por kjo ide nuk gjen vend tek pjesa tjetër e opozitës.

Ndaj mund të thuhet lehtësisht se opozita shqiptare është ndarë në dy botë ; njëra që kujton rastin rumun, pra të mbylljes së SPAK si një përgjigje pozitive dhe pjesa tjetër që e mbështet fort.

Në sondazhin e përgjithshëm të mbështetjes së SPAK që shkon 73%, një pjesë e madhe janë mbështetësit e opozitës.

Në këtë logjikë, është jo vetëm koha, por edhe logjika që këta dy këndvështrime të përballen realisht me votat e “popullit opozitar” përpara zgjedhjeve të 2025. Nëse fiton version anti-SPAK mund të qëndrojë lidershipi aktual, nëse fiton e dyta duhet të vijnë të rinjtë.

Kjo mund të bëhet qoftë me vota të përgjithshme, që mund të sillte një fuqi politike të opozitës në opinion, qoftë edhe me sondazh. Ndryshe, gjithë këto “shpirtra” të ndara edhe të vrara nuk kanë si gjejnë mundësinë për bashkim./ Tema

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?