Chris LaCivita, strategjisti elektoral i Sali Berishës, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjet pas publikimit të një poezie të titulluar “Pëshpërima e Bufit”, frymëzuar nga Edward Thomas.
Postimi i tij, është pritur me ironi dhe kritika të ashpra, përfshirë edhe nga ndjekës në Tiranë.
''Pylli fle, një gjendje e qetë,
Por tek bufi, një fat vigjilent.
Një shpirt mbrojtës, i mençur dhe i vjetër,
Një histori e pëshpëritur, e guximshme dhe e fortë.
Ai e sheh botën në një dritë ndryshe,
Një botë pëshpërimash, e errët si nata.
Dhe në këngën e tij, një hir i lehtë,
Një dëshmitar i heshtur, koha dhe hapësira.
Prandaj dëgjo mirë, thirrjen e bufit,
Dhe lejo mençurinë e tij të na prekë të gjithëve.
Sepse në këngën e tij, një të vërtetë gjejmë,
Një ngushëllim paqësor për mendjen”, thuhet ndër të tjera në poezinë e publikuar nga LaCivita.
Komentues të ndryshëm në rrjet kanë akuzuar LaCivita për hipokrizi dhe për përfitime financiare të pajustifikuara, duke e quajtur “buf i moçalit të Shqipërisë” dhe duke e tallur për postimin e tij.
“Dikush do ta pësojë keq”, paralajmëroi një komentues, ndërsa një tjetër u shpreh: “Kemi kohë që presim dikë si ti… kanë filluar të të tallin.”
“Si po shkon zgjedhja në Australi o humbës i madh'', shkruan një tjetër.
“Dreq, ky postim nuk i justifikon milionat që po fiton nga bufi i moçalit të Shqipërisë!!! Qartësisht, nuk je më i mirë se ai të cilit po ia kushton këtë poezi! Çfarë idioti”- është një tjetër koment.
Kjo situatë ka zhgënjyer një pjesë të admiruesve të LaCivita në Tiranë, të cilët prisnin më shumë angazhim dhe seriozitet në fushatë, në vend të publikimit të poezive në rrjete sociale.
Komente
