Sociale

‘Çfarë ka bërë Diella për shoqërinë civile, kush është kjo’? Qytetarët janë skeptikë për ministren virtuale: S’ma mbush mendjen (VIDEO)

12 Shtator, 16:39| Përditesimi: 12 Shtator, 16:50

  • Share

Vendimi për ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale e që do të jetë pjesë e kabinetit “Rama 4’, është pritur me habi nga qytetarët. Për Report Tv disa e shohin si veprimin e duhur, të tjerë janë skeptikë, dhe një pjese të qytetarëve, u duket abstrakte.

***

Vendimi i Kryeministrit Rama për të bërë pjesë të kabinetit qeverisës ministren e parë virtuale në botë, ka ngjallur shumë kureshtje mes qytetarëve.

“Diella”, një krijesë e inteligjencës artificiale, shihet si një zgjedhje e duhur nga një pjesë e mirë e tyre.

“Ai ka menduar mirë. Faktikisht ajo është më vigjilente. Ajo punon non stop, regjistron çdo gjë”.

“Gjë e mirë, gjë e re, tregon ecje të Shqipërisë me kohën, modernizim dhe gjithçka tjetër”.

“Shumë e mirë, shpresojmë më e mira të bëhet”.

Të tjerë, janë skeptikë mbi qëllimin e krijimit të kësaj ministreje.

“Ndoshta e ka zgjedhur për figurë ngaqë ishte e bukur. Mos e ka krijuar vetë ai”.

“Artificiale, kam çik dyshim, nuk besoj shumë”.

“Nuk m’u mbush mendja”.

“Nuk ja vlen të flasësh fare”.

“Sado elektronike të jetë, sado e zhvilluar të jetë ajo inteligjenca artificiale, prapë nuk besoj të bëjë punën tonë”.

Një tjetër kategori qytetarësh, nuk janë të përditësuar me zhvillimet e fundit politike, e megjithatë në parim, koncepti i një ministreje virtuale u duket abstrakt.

“Nuk jam në gjendje të them asnjë fjalë. Nuk e kam idenë. Kjo teknologjia artificiale sikur duket pak abstrakte”.

“Po kush është? Ku është kjo? S’e kam parë ndonjëherë, çfarë kontributi ka dhënë në shoqërinë civile kjo? Nuk e di çfarë të them”.

Deri më tani, “Diella” u ka ofruar qytetarëve asistencë në pothuajse të gjitha shërbimet publike në e-Albania.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • e forte: 12/09/2025 18:53

    ka tall rama menderen dhe keta mundohen te bejne sense, me fjale te medhaja. popull tamam idiot, qe nuk arin te interpoloje.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 12/09/2025 17:29

    Po nuk tu mbush mendja , zbraze se ndoshta e kupton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?