Vendimi për ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale e që do të jetë pjesë e kabinetit “Rama 4’, është pritur me habi nga qytetarët. Për Report Tv disa e shohin si veprimin e duhur, të tjerë janë skeptikë, dhe një pjese të qytetarëve, u duket abstrakte.
***
Vendimi i Kryeministrit Rama për të bërë pjesë të kabinetit qeverisës ministren e parë virtuale në botë, ka ngjallur shumë kureshtje mes qytetarëve.
“Diella”, një krijesë e inteligjencës artificiale, shihet si një zgjedhje e duhur nga një pjesë e mirë e tyre.
“Ai ka menduar mirë. Faktikisht ajo është më vigjilente. Ajo punon non stop, regjistron çdo gjë”.
“Gjë e mirë, gjë e re, tregon ecje të Shqipërisë me kohën, modernizim dhe gjithçka tjetër”.
“Shumë e mirë, shpresojmë më e mira të bëhet”.
Të tjerë, janë skeptikë mbi qëllimin e krijimit të kësaj ministreje.
“Ndoshta e ka zgjedhur për figurë ngaqë ishte e bukur. Mos e ka krijuar vetë ai”.
“Artificiale, kam çik dyshim, nuk besoj shumë”.
“Nuk m’u mbush mendja”.
“Nuk ja vlen të flasësh fare”.
“Sado elektronike të jetë, sado e zhvilluar të jetë ajo inteligjenca artificiale, prapë nuk besoj të bëjë punën tonë”.
Një tjetër kategori qytetarësh, nuk janë të përditësuar me zhvillimet e fundit politike, e megjithatë në parim, koncepti i një ministreje virtuale u duket abstrakt.
“Nuk jam në gjendje të them asnjë fjalë. Nuk e kam idenë. Kjo teknologjia artificiale sikur duket pak abstrakte”.
“Po kush është? Ku është kjo? S’e kam parë ndonjëherë, çfarë kontributi ka dhënë në shoqërinë civile kjo? Nuk e di çfarë të them”.
Deri më tani, “Diella” u ka ofruar qytetarëve asistencë në pothuajse të gjitha shërbimet publike në e-Albania.
Komente

ka tall rama menderen dhe keta mundohen te bejne sense, me fjale te medhaja. popull tamam idiot, qe nuk arin te interpoloje.
PërgjigjuPo nuk tu mbush mendja , zbraze se ndoshta e kupton
Përgjigju