Fjoralba Ponari

VIP & Spektakël

Çfarë ka ndodhur mes tyre? Aktori i Portokallisë flet pa doreza: Nuk flas me Fjoralba Ponarin, ja pse

27 Nëntor 2022, 21:34| Përditesimi: 27 Nëntor 2022, 21:42

  • Share

Aktori Rezart Veleshnja ka qenë i ftuar mbrëmë në “Top Arena” ku ka treguar disa të vërteta në rubrikën “Këndi i së vërtetës”.

”Nuk flas me Fjoralbën se nuk më flet”, tha Rezi. Ai pak kohë më parë postoi një status ku e etiketonte Ponarin si një moderatore jo me vlera.

“Nuk do vijnë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e anti-vlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”, shkroi Rezarti.

Fjoralba ishte ajo që zëvendësoi Xhemin pas largimit, por duket se këto lëvizje nuk i kanë pëlqyer Veleshnjës. Nga ana tjetër Fjoralba nuk ka reaguar deri më tani pas këtyre deklaratave.

Ndërsa përsa i përket vajzës të showbizit me të cilën do donte të kishte një raport dashurie, Rezi zgjodhi modelen Vildane Zeneli.

Postimi i Rezart Veleshnja pak kohë më parë

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?