Elona Marku në profesion Make up Artist dhe blogere është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo është në muajin e 9-të të shtatzanisë, në një intervistë në emisionin ‘Rreze dielli” për t’i ardhur në ndihmë nënave të reja, ka vendosur të tregojë se cfarë do të marr me vete në spital, veshje dhe sende të ndryshme për ditët e qëndrimit pas lindjes.
Për të gjitha shtatzanat që janë në pritje të ëmbël, ja disa nga produktet që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj.
Unë jam munduar nga eksperienca e parë që të marr gjëra që realisht më duhen dhe jo të marr gjëra të panevojshme. Primare janë gjërat e bebit, sic janë kanatjere, body, kam marr vetëm 3 palë. Pastaj kam marrë disa kremra që ishin për lëkurën e bebit, kur bebi lind realisht ka atë thatësinë në fytyrë dhe kam marr atë gjëra që më duheshin sipas atyre që më këshilluan. Kam marr pampersa për bebin por dhe për veten time. Kam marr disa gjëra minimale për pjesën e kujdesit të make up-it, hidratant, furcën e vetullave dhe një shkëlqyes buzësh. Mund të marrësh furcën e dhëmbëve krëhërin apo produkte të tjera por mua më duken të panevojshme. ” u shpreh ajo.
Në valixhen e spitalit nuk duhet të mungojnë as veshjet dhe produktet për nënën e re.
Kam marr dy veshje ndoshta janë pak sepse nuk i dihet se si do shkojë por gjithsesi kam të tjera në shtëpi, mora ato që mendoja se më duhen dhe nëse do më duhen gjëra të tjera do mi sjellin sërish. Pastaj napat që duhen për bebin, që mos bëhet pis, fanallatet që ta mbulosh, batanija dhe rroba të ndryshme të bebit. Kam marr një bluze të trashë për vete për ta hedhur krahëve që mos kem ftohtë pasi duhet të vishesh sa më lehtshëm kur ushqyen bebin, gjithashtu shapka, corape, pra gjëra personale' tregoi ajo.