Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘Çfarë krenarie’, Edi Rama publikon triumfin e komandove shqiptarë në garën ndërkombëtare (Video)

17 Tetor 2018, 20:00| Përditesimi: 17 Tetor 2018, 20:06

  • Share

Kamandot shqiptarë kanë triumfuar në një garë ndërkombëtare. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar një video, krahas së cilës shkruan se ndihet mjaft krenar për arritjen e tyre.

ÇFARË KRENARIE. Komandot tona marrin medaljen e bronzit. Mes 137 skuadrave komando dhe më shumë se 1000 trupave pjesëmarrëse, në stërvitjen ndërkombëtare “#CambrianPatrol” në Mbretërinë e Bashkuar, shqiptarët shkëlqejnë befasishëm! Gara ekstreme stërvitore “Cambrian Patrol” në të cilën marrin pjesë trupa nga 37 vende të botës, zhvillohet çdo vit në Black Mountains, Uells. Trupave pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur aq edhe të ashpër. #KrenarpërFORCATeARMAT❤SURA,"- Përfundon Kryeministri Rama

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meviol Billo: 17/10/2018 20:54

    Te kisha qene une do kishim marre medalje ari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?