Opozita protestoi sot nga ora 17:00-20:00 para parlamentit, teksa brenda zhvillohej seanca plenare. Në protestë u shënuan disa incidente, përplasje të policisë me protestuesit, ndërsa pas mbylljes së seancës dhe largimit të deputetëve, tubimi u mbyll. Rreth 30 minuta nga mbyllja e protestës grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe nisur hetimet. Report Tv sjell pamjet kur duken ekspertët e kriminalistikës duke mbledhur provat para parlamentit.
Ekspertët në vendngjarje
Lajmi kryesor:
Flakë dhe përplasje, mbyllet pas tre orësh protesta e opozitës para Kuvendit (VIDEO)
/r.k./ReportTv.al