Një kontroll i ushtruar nga FBI në zyrën e Michael Cohen, i cili është avokati personal i Presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me akuzat e bëra nga aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels, ka rikthyer edhe një herë në vëmendjen e mediave akuzat e bëra nga pornostarja për një marrëdhënie me Trump dhe pagimin e saj pak para zgjedhjeve presidenciale për të heshtur për aferën e saj me Trump.
Mediat amerikane, të cilat citojnë burime pranë FBI-së, raportojnë se hetuesit federal kanë marrë dokumente sensitive në lidhje me këtë çështje nga zyra e avokatit të Trump, si dhe shtojnë se tashmë kjo çështje mund të marri një kthesë interesante.
Pornostarja ka deklaruar më herët se ka qenë pjesë e një marrëveshjeje heshtjeje për këtë çështje dhe ka marrë 130 mijë dollar për të mos folur për aferën e saj me Trump, por së fundmi e ka cilësuar marrëveshjen e nënshkruar nga ajo si të pavlefshme dhe ka ngritur një padi.
Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë pretendimet e aktores së filmave për të rritur, për lidhjen e saj me Trump si dhe për pagesën e kryer për heshtjen e saj. Nga ana tjetër në lidhje me kontrollin e ushtruar nga FBI në zyrën e avokatit të tij personal, presidenti Trump ka reaguar duke e cilësuar këtë kontroll si një trup dhe një tjetër nivel padrejtësie.