Divorci mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ka qenë një nga temat më të përfolura në shtypin rozë. Së fundmi, Besi ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.
Përmes një postimi në Instagram ai thekson se ky tekst është “tekst shpirti” gjë që duket se nënkupton se mund të jetë një mesazh për ish-partneren e tij.
“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin-a do bësh viktimën…”, thuhet mes të tjerash në vargjet e këngës.
Para disa kohësh ka qenë vetë Besi ai që konfirmoi ndarjen nga këngëtarja gjatë spektaklit Ferma Vip, ku tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten dhe ai i takon rrallë.
Smuj me ndej me ty ni kardinal qe pretendo skenat, ti promovo katunin mor.
Përgjigju