Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të tërhiqej nga politika nëse Berisha do të jetë në krye të PD-së si kandidat për kryeministër.
I pyetur për vazhdën e veprimeve nëse gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit për vulën e PD-së, Bardhi tha se një gjë e tillë ishte e pamundur ligjërisht, por nëse ndodhte, nuk do të kishte më karrierë politike brenda Partisë Demokratrike.
“Nëse do zbatohet ligji, është e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë dhe gjykata të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit. Unë personalisht do të mbështes kandidatët e PD-së. Cilido të jetë kandidati që konkurron nën logon e PD-së do marrë mbështetjen dhe votën time. Parakushti është që nëse Berisha do jetë në krye të PD-së kandidat për kryeministër, unë nuk do kem më karrierë politike brenda PD. Nuk do pranoj të mbështes Berishën si kandidat për kryeministër”- u shpreh Gazment Bardhi.
Lajmi kryesor:
Nisma e Salianjit për shkarkimin e Alibeajt! Bardhi: Nuk u mbështet as nga grupi tjetër! Deputetë që deri dje i thonin Berishës ‘vrasës’, sot i rrinë në krah për karrierë
B.V//ReportTv.al