Deputetë të Lista Serbe

Çfarë ndodh tani pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e Listës Serbe?

7 Nëntor 2022, 12:39| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 12:41

  • Share

Deputetët e Listës Serbe edhe zyrtarisht kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mandatet e 10 deputetëve të tyre. Dorëheqjet e tyre po bëhen për shkak të siç thonë atë, vendimit për targat të marrë nga Qeveria e Kosovës. Por çfarë ndodhë tash pas këtyre dorëheqjeve?

Dorëzimin e mandateve e ka konfirmuar tashmë edhe Kuvendi i Kosovës.

“Dhjetë deputetë të Listës Serbe dorëzojnë dorëheqje të parevokueshme. Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista Serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme,” - thuhet në njoftimin e tyre.

Të shtunën e 4 nëntorit, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç, ka bërë të ditur se zyrtarët e partisë së tij, do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës. Këto dorëheqje u pasuan nga kryetarët e komunave veriore, gjykatës dhe pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës.

Çka pritet të ndodhë?

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka treguar procedurat që duhet ndjekur pas largimit të tyre. Cakolli në një shkrim në Facebook, ka theksuar se pas dorëheqjeve duhet të inicohen procedurat për zëvendësimin e tyre me anëtarë të tjetër nga Lista Serbe që janë në listë të pritjes e që janë vetëm nëntë.

“Pas dorëheqjeve edhe të deputetëve të Listës Serbe, duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre. Ata duhet të zëvendësohen nga kandidatët e tjerë për deputetë nga radhët e këtij subjekti politik, e që janë vetëm nëntë sosh të mbetur.” - ka shkruar ai.

Ndërsa për një deputet tjetër duhet të zëvendësohet nga radhët e partisë tjetër serbe.

“Një deputet tjetër do të zëvendësohet nga radhët e partisë tjetër serbe - GI SPO, që ka numrin më të madh të votave pas Listës Serbe.”, ka theksuar Cakolli.

Mirëpo, nëse dhjetë deputetë e ri të Listës Serbe nuk betohen brenda tri seancave të rregullta, atëherë, kjo sipas Cakollit, përbën humbje të mandatit.

“Deputetët e ri duhet të japin betimin brenda tri seancave të rregullta. Mosdhënia e betimit përbën arsye për humbjen e mandatit,” - ka thënë ai.

Ndërsa për dorëheqjen e kryetarëve të komunave veriore, Cakolli ka thënë se duhet të shpallen zgjedhjet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Zgjedhjet duhet të mbahen brenda një periudhe prej 30 deri në 45 ditësh nga shpallja. Çfarëdo vonese në këtë drejtim ua cenon qytetarëve të drejtën kushtetuese të zgjedhjeve të institucioneve lokale.”, ka thënë ai në një shkrim gjatë ditës së diele.

Në anën tjetër, sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës, statusi i deputetit të Kuvendit, humbet kur jep dorëheqje dhe se “vendet e liruara të deputetëve në Kuvend, plotësohen menjëherë”.

Çka ndodhi?

Pezullimi i drejtorit të Policisë së Kosovës për verin, Nenad Gjuriq dhe vendimi i qeverisë për targat ishin dy arsyet kryesore sipas përfaqësueseve serbë të Kosovës që të largohen nga institucionet. Pas kësaj, Lista Serbe të dielen mbajti një tubim në sheshin e Mitrovicës Veriore, ku shprehën pakënaqësitë ndaj këtyre vendimeve. Ata kërkuan themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe tërheqjen e vendimit për targat.

Reagimet ndërkombëtare

Situata e krijuar në veri të vendit, nxiti reagimin e SHBA-ve dhe BE-së, të cilët kërkuan që çështjet të zgjidhen përmes dialogu. ShBA kërkoi nga Kosova shtyrjen e vendimit për targat dhe të njejtën kohë themelimin e Asociacionit.

Kujtojmë se përveç dorëzimit të mandateve të deputetëve të Listë Serbe, ngjashëm kanë vepruar edhe kryetarët e komunave, gjyqtarë të gjykatave si dhe pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës./ Nacionale

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 07/11/2022 14:10

    Prova e sllavoserbe e bere me dorheqiet e deputeteve te pd+lsi ne Shqiperi nuk funksionoj....si mund te funksionoj ne Kosove....bumerangu do te bjere mbi vuçiçKakën dhe brnabičLesbiken. Duket drite ne fund te tunelit shekullorSllav.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?