Ç'ndodhi në 6 orë mbledhje! Kryesia e PD i bindet Bardhit për Këshillin, por hap ‘konflikt të ri’: Verifikimin e anëtarëve e bëjmë vetë! Kandidatët për kryetar, 6 debate të hapura

16 Qershor 2023, 14:22| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 14:42

  • Share

Mes paragjykimeve se kryetari është i paracaktuar dhe se rikthimi i Lulzim Bashës është fakt, kryesia e PD po nxiton të përcaktojë rregullat për garën e 29 korrikut.

Në 6 orë mbledhje, 17 anëtarë të Kryesisë, diskutuan për një fushatë që sipas tyre duhet të jetë bindëse.

“Kandidatët për kreun e ri të PD do të duhet të bëjnë 6 debate përballë njëri tjetrit”, thanë burimet brenda mbledhjes për Report Tv.

Por më shumë sesa mënyra sesi do të bëjnë fushatë kandidatët për kreun e PD, vëmendjen po e merr përplasja për rrugën statutore të zgjedhjes së kryetarit, mes Kryesisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, që për herë të parë, mbrëmjen e së enjtes bojkotoi mbledhjen e thirrur nga 7 anëtarë të kryesisë!

Pavarësisht mungesës së Bardhit, Kryesia e PD vendosi t’i bindej kërkesës së tij, për të thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Sipas dokumentit që Report Tv e disponon, Këshilli do të bëjë miratimin e emrave për Komisionin Zgjedhor.  

“Kryesia e PD vendosi që mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet me 20.06.2023, ora 12:00 me këtë rend dite:

“Miratimi i anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, të emëruar nga kryesia e Partise ne date 15.06.2023. Mbledhja e KK do të hapet nga anëtari me i vjetër i Këshillit dhe njofton grupin drejtues të punimeve me përbërje anëtaret e Këshillit Kombëtar: Flutura Açka, Kreshik Çollaku, Arbi Agalliu!”

Reflektimin e kryesisë së Partisë Demokratike, për të zbatuar Statutin, Gazment Bardhi e quajti hap pozitiv, në një reagim për gazetarët.

“Mbështes plotësisht vendimin e Kryesisë së Partisë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke ju rikthyer rrugës statutore për hapjen e zgjedhjeve për Kryetar. Pa vendim të Këshillit Kombëtar nuk mund të ketë proces zgjedhor. Rikthimi në procesin statutor është një lajm i mirë”

Por teksa ‘ftohja’ mes kryesisë dhe Bardhit duket të zbehet pas këtij vendimi, Report Tv ballafaqoi dokumentin e vendimit e mbrëmjes së të enjtes të kryesisë së PD me rregulloren e Këshillit Kombëtar.  Në vendimin e saj, Kryesia e PD i ngarkon Sekretarit të Koordinimit Elektroral, Sekretarit për Cështjet Ligjore e Zgjedhore dhe atij Dixhital njoftimin e mbledhjes dhe verifikimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, por ky vendim bie ndesh me rregulloren e Këshillit Kombëtar, të miratuar në datën 15 janar 2022, kohë kur Lulzim Basha ishte ende në krye të Partisë Demokratike.

Sipas nënit 5, pika 3 të kësaj rregullorja, “Njoftimi i mbledhjes, së bashku me rendin e ditës, pas caktimit të saj nga Kryetari i Partisë ose Kryesia e Partisë, bëhet nga Sekretari i Përgjithshëm”, ndërsa neni 27 thotë se është “Sekretari i Përgjithshëm ai që verifikon listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, pjesëmarrës në zgjedhje”. Vendimi i kryesisë e heq këtë kompetencë nga Gazment Bardhi dhe ia ngarkon Taulant Zenelit, Indrit Sefën dhe Endri Hasës, duke rrezikuar hapjen e një konfikti të ri mes demokratëve të vulës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?