Çfarë ndodhi para vrasjes së Emiljano Ramazanit, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin Kel Kamami që ofroi 2 mln euro për ‘kokën’ e Alibejt

1 Korrik 2023, 17:51| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 18:17

  • Share

1688228136_nuredindumani.jpg

Para vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe ndërsa rrinte në shtëpi të Erjon Alibej, Elio Bitri e vuri në dijeni se Kel Kamami që njihet si Keli i Kiçit kërkonte të lidhej/te fliste me të (pra me Nuredinin); vetë Nuredini siç dhe Erjon Alibej e dinin që Kel Kamami ishte kushëri i Regis Runaj dhe ishte dhe shok i ngushtë i Talo Çelës (kundërshtarit të tij).

Megjithëse e konsideronte kundërshtar Kel Kamamin, në bisedë me Erjon Alibej në shtëpi të të fundit, ranë dakort që Nuredini të fliste në telefon me Kel Kamamin, që në dijeni të tyre duhej të ishte në Dubai; pasi mori vijën e sjelljes nga Erjon Alibej, komunikoi me shkrime në në telefon të kriptuar me Skychat me Kelin ndërsa ishte me Erjonin në shtëpi të tij dhe pa i treguar Kelit që pranë kishte Erjon Alibej që ndiqte live komunikimin mes tyre; i kërkoi Kelit t'i dorëzonte Talo Çelën dhe nuk do të kishte punë me Emiljanon dhe Regisin.

Megjithëse ishin në dijeni se I fundit ishte i sëmurë; në komunikim Keli i pranoi t'ia dorëzonte Talon, por me kusht që Nuredini të vriste Erjon Alibej; Nuredini i shkruajti se e vriste, por nuk e njihte kush ishte Erjon Alibej; Keli i tha se do I jepte 2,000,000 (dy million) euro dhe do dorëzonte Talo Çelën po ta bënte këtë.

Kur Nuredini i kërkoi ti jepte paradhënie 1 milion euro dhe t'i gjente e dorëzonte Erjon Alibejn, ai i tha "seriozisht", dhe ia kaloi telefonin Hajdar Çopjas që së bashku me Franc Copja, në dijeni të tij dhe Erjon Alibej janë organizatorët e vrasjeve të familjarëve të Erjon Alibej.

Hajdar Çopja pranoi t'i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm ti jepte provën që mundet t'a vriste Erjonin.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Zbardhet dosja për vrasjet e Ramazanit dhe Runajt! Si u kthyen nga armiq në miq Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani, organizatori ishte në burg kur ndodhi ekzekutimi


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?