Foto ilustruese

Çfarë ndodhi pas festimeve të Vitit të Ri, 15 të plagosur nga fishekzjarret në të gjithë vendin! Mes tyre 2 fëmijë në Fier

1 Janar 2023, 10:13| Përditesimi: 1 Janar 2023, 14:28

  • Share

Nga festimet e fishekzjarrëve, janë lënduar 19 persona në të gjithë vendin. 12 prej tyre janë në Tiranë, 1 në Pogradec, 4 në Vlorë dhe 2 fëmijë janë paraqitur në spitalin e Fierit.

Nuk ka pasur konflikte dhe as aksidente rrugore përgjatë orëve të para të vitit 2023. 

Ndërkohë shërbimet e policisë kanë qenë prezent në sheshe e lokale ku u festua, në rruge e akse nacionale me makinat inteligjente.

Policia është në gatishmëri deri ditën që fillon puna zyrtarisht pra deri më datë 4.

 

Ora 11:59
Vlorë/ 4 të dëmtuar nga fishekzjarret paraqiten në spital, mjekja: Situata nuk është problematike

 

Katër raste të regjistruara me dëmtime nga fishekzjarret janë regjistruar në spitalin e Vlorës. Ndërsa janë regjistruar rreth 20 raste me konsum të tepërt të alkoolit. Mjekia Fabiola Spahiu tregon se situata ka qenë jo problematike.

“Situata paraqitet e qetë. Nuk kemi pasur raste të rënda. Ka pasur 2-3 dëmtime me fishekzjarre, por jo në gjendje të rëndë. Kemi pasur pacientë që kanë konsumuar shumë alkool. 2 orët e fundit ka pasur 20 raste. Parashikohen që orët në vijim të jenë më me fluks. Situata paraqitet e qetë dhe goxha e menaxhueshme në krahasim me vitet e tjera”, tha mjekja.

Komento

Komente

  • Vipi Vlorë: 01/01/2023 15:07

    Sa shumë e dua këtë vajzë Fabiola Spahiun. ????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?