Foto ilustruese

Çfarë ndodhi? Whatsapp, Instagram dhe Facebook shfaqin probleme

16 Qershor 2023, 22:47| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 22:56

  • Share

Tre platformat e META, Whatsapp dhe rrjetet sociale Instagram dhe Facebook kanë shfaqur probleme mbrëmjen e sotme. Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë raportuar se kishin vështirësi të dërgonin foto, video dhe audio.

Ndërprerjet filluan rreth orës 20.30 dhe konfirmohen nga mijëra raportime në faqe të specializuara si Downdetector ose Downforeveryoneorjustme.

Nga kontrollet e para duket, të paktën për Whatsapp-in, duket se problemet lidhen kryesisht me dërgimin e fotove apo audios, ndërkohë që mesazhet me tekst duket se funksionojnë. Por problemi mund të jetë i ndryshëm nga përdoruesi në përdorues. Meta Platforms tha se ishte në dijeni të problemeve.

“Ekipet tona inxhinierike janë në dijeni dhe po punojnë për zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Meta në faqen e saj të statusit.

Kjo është hera e dytë brenda këtij muaji që platformat e META shfaqin probleme, pasi e njëjta situatë ndodhi edhe më 6 qershor.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?