TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në ditën e parë të Vitit të Ri, ka bërë vizitën e tij të parë në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë takuar nënat e reja duke i dhuruar lule dhe duke i uruar për Vitin e Ri. Ai ka shpërndarë edhe disa çeqe për bebet e lindura të parat në këtë fillimvit.
Mesazhi i kryeministri në një bisedë me drejtorin e maternitetin ishte se “Çfarë nuk te vret, të forcon”.
Rama nuk ka lënë pa bërë edhe një batutë për baballarët e bebave, të cilët nuk ishin të pranishëm, duke shtuar se ky vit do të jetë i mbarë pasi ka ardhur me një seri vajzash.
“Baballarët ku i kanë, flenë gjumë, hej Zot i madh! Bëj shaka. Edhe njëherë gëzuar, unë besoj që ky është një vit shumë i mbarë sepse ka ardhur më një seri vajzash. Gëzuar!”, tha ai.
"Janë 24 mijë fëmijë që kanë përfituar çekun e bebes për këtë vit, rreth 26 mijë kanë lindur në vend dhe pjesa tjetër jashtë”, tha Ogerta Manastirliu.