Këngëtarja Jonida Maliqi ishte pjesë e Eurosong 2019 dhe në natën finale kur u ngjit në skenë ajo ka bërë simbolin e shqiponjës. Kjo u lexua si një provokim nga ana serbe. Ka qenë stilisti i Jonidës, Ardi Asllani ai që ka zbuluar disa detaje të tjera nga ‘bashkëjetesa’ e tyre në prapaskenë.
“Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ‘backstage’, prej 1 metër e 30 cm, nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale”, ka shkruar Ardi në postimin e tij.
Komente
