Foto ilustruese

Bota

Çfarë parashikon Neni 5 i NATO-s dhe pse po konsiderohet si zgjidhja më e mirë në Ukrainë?

18 Gusht, 12:15| Përditesimi: 18 Gusht, 12:24

  • Share

1. Çfarë parashikon neni 5 i traktatit të NATO-s?

Është shtylla e Aleancës Atlantike: vendet anëtare të NATO-s, palët, "bien dakord se një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre në Evropë ose në Amerikën e Veriut do të konsiderohet një sulm kundër të gjithëve". Dhe, rrjedhimisht, secila prej tyre duhet të ndërhyjë në mbështetje të vendit të sulmuar "duke ndërmarrë menjëherë, individualisht dhe në bashkëpunim me palët e tjera, veprimin që e konsideron të nevojshëm, përfshirë përdorimin e forcës së armatosur".

2. Pse flitet për nenin 5 në lidhje me Ukrainën, që nuk është ndër 32 vendet e NATO-s?

Më 6 mars, në Këshillin e jashtëzakonshëm evropian, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ishte e para që propozoi aleatëve të zgjerojnë garancitë e parashikuara nga neni 5 i NATO-s edhe për Ukrainën. Ky propozim është i njëjti që më pas Trump i bëri Putin-it në samitin e Anchorage të gushtit. Dje, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Steve Witkoff, tha se Putini do të ishte i gatshëm. Marrëveshja do të hynte në fuqi sapo të sanksionohen kufijtë e rinj të Rusisë dhe Ukrainës, të vështirë për t’u pranuar nga Zelensky: Rusia pretendon të gjithë Donbasin, që megjithatë sot e kontrollon vetëm pjesërisht.

3. A është zbatuar ndonjëherë neni 5 i NATO-s?

Ka ndodhur vetëm një herë, pas sulmeve të Al Kaedës më 11 shtator 2001 ndaj Kullave Binjake dhe Pentagonit. Që më 2 tetor u njoh se sulmi vinte nga jashtë dhe u vendos dërgimi i trupave të NATO-s në Afganistan.

4. Cilat janë rreziqet e zgjerimit të garancive të nenit 5 për Ukrainën?

Janë të shumta, duke filluar nga dyshimet me natyrë ligjore. Ndër të tjera, neni 5 parashikon integrimin në strukturën e komandës së NATO-s: zgjerimi do të përfshinte edhe ombrellën bërthamore. Çështjet territoriale e komplikojnë këtë zgjerim të mundshëm, pasi sot Rusia ka pushtuar tashmë një pjesë të territorit ukrainas dhe, për pasojë, nuk ka kufij të përcaktuar. Por aderimi i Rusisë dhe Ukrainës në marrëveshje mund ta zgjidhte çështjen. Ka gjithashtu nga ata që theksojnë vështirësinë e vlerësimit të sulmeve kibernetike. Nga pikëpamja politike, rreziku është që shkeljeve eventuale të mos u jepen përgjigje domethënëse, duke sjellë humbje të besueshmërisë së NATO-s.

5. Pse Giorgia Meloni e konsideron zgjerimin e nenit 5 si rrugën më të mirë?

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i papërballueshëm, afrimi i Kievit me Aleancën është konsideruar shpesh ndër arsyet e pushtimit rus. Dhe, sidoqoftë, në 75 vite histori të NATO-s, asnjë vend në luftë nuk është pranuar kurrë. Sipas kryeministres italiane, propozimi do të ishte "një garanci sigurie e qëndrueshme, afatgjatë, efektive, më shumë se disa nga propozimet që po shoh"./Corriere  della sera

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?