ChatGPT

Bota

ChatGPT del jashtë funksionit, mijëra njerëz raportojnë probleme në mbarë botën

23 Janar, 17:04| Përditesimi: 23 Janar, 17:14

  • Share

Mijëra njerëz në mbarë botën kanë raportuar se nuk janë në gjendje të përdorin platformën më të njohur në botë të inteligjencës artificiale (AI), ChatGPT.

Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet e faqeve në internet, tregoi se më shumë se 10,000 njerëz raportuan se chatbot i AI, i krijuar nga OpenAI, nuk po punonte që prej orës orës 11:00, citon BBC.

Përdoruesit që tentonin ta përdorin atë u ndeshën me një mesazh që lexonte "serveri i uebit raportoi një gabim".

Në faqen e statusit të ChatGPT thuhet se aplikacioni kishte "përjetuar nivele të larta gabimi" dhe firma ishte "aktualisht duke punuar për këtë problem".

Megjithëse shumë njerëz përdorin versionin falas të chatbot-it, firma tarifon deri në 200 dollarë në muaj për nivelet e ndryshme të anëtarësimit.

Shefi i OpenAI Sam Altman tha në dhjetor se ChatGPT përdoret çdo javë nga më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën, shkuan më tej BBC.

Kjo gjë vjen pasi firmat e teknologjisë duke përfshirë OpenAI premtuan një investim prej 500 miliardë dollarësh (405 miliardë £) në infrastrukturën e AI në SHBA.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?