Ish-gazetari i BBC dhe aktualisht punonjësi i OKB-së Andrew North, është një nga nëntë personat nga vendet perëndimore që janë marrë pengë në muajt e fundit.
Lajmin e ka bërë me dije ish-zëvendës presidenti i Afganistanit, Amrullah Saleh.
"Për shkak të mungesës së mediave të liria, mungesës së raportimit nga qytetarët dhe një atmosferë mbytëse, korrupsioni, krimi dhe mizoritë nuk ekspozohen mirë. Si për shembull nëntë qytetarë të vendeve perëndimore janë rrëmbyer, mes tyre Andreë North i BBC dhe Peter Juvenal pronar i restorantit Gandomak. Talibanët janë gënjeshtarë”, shkruan ai.
Andrew North raportohet se punon për Komisionin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe kishte shkruar një artikull muajin e kaluar për zhvendosjen e afganëve nga shtëpitë e tyre në provincën Helmand.
Në një artikull të fundit të postuar në faqen e tij personale, North përshkroi udhëtimin e tij në disa provinca afgane dhe takimin me udhëheqësit talebanë.
Agjencia e OKB për refugjatët është shprehur se po bën maksimumin lidhur me zgjidhjen e situatës, por nuk do të prononcohet më shumë për shkak se situata është mjaft delikate.
Komente
