Lulzim Basha dhe Voltana Ademi

Opinion

Çfarë po ndodh në PD-në e Shkodrës që i ka çmendur të gjithë?!

6 Maj 2021, 17:59| Përditesimi: 6 Maj 2021, 18:02

  • Share

Akti i Helidon Bushatit, kreut politik të PD-së së Shkodrës që ju rrëzuan nervat me kolegun Ergys Kavaja në Shkodër, e më pas kërkoi falje, nuk ishte shkak, por një pasojë e një situate kaotike që po ndodh në PD-në e Shkodrës.

Edhe pse fituese, madje fituese me diferencë karshi Partisë Socialiste, PD-ja në qarkun e veriut po përjeton një traumë të vërtetë politike.

Është dorëhequr demonstrativisht nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Arben Gjuraj, një nga njerëzit më të rëndësishëm politik të PD-së në qark, ish-kryetari i Komunës Dajç, zonë e cila përveç pëmbytjes dhe tokave pjellore njihet si hambar politik i Partisë Demokratike në NënShkodër.

E për këtë zoti Gjuraj është një protagonist i klasit të parë.

Përveç Gjurajt, ka pasur një situatë mjaft të nderë në Shkodër, ku PD mori 47, 205 vota, karshi 30,296 të PS-së.

Pra një diferencë prej 17 mijë votave. Një triumf elektoral që realisht nuk u kthye në fitore politike.

Në Qarkun Shkodër, ka pasur realisht një frymë sikur PD do të jetë fituese në gjithë vendin dhe kjo ka prodhuar një inerci që është ndjerë në kutinë e votimit.

Shumë votues dhe të zgjedhur socialistë, ose s’kanë votuar, ose kanë çeduar e kjo shikohet qartë se PS ka humbur 9 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

Një pjesë e madhe i kanë shkuar PSD-së së Dosshit e një pjesë LSI-së që përfaqësohet nga Agron Çela në Shkodër, për të cilin mjaft e shikojnë si një jo armiqësor me qeverinë e Edi Ramës.

Po atëherë përse ka shpërthyer në PD-në e Shkodrës?

Realisht kjo situatë nuk ka lindur sot. Gjendja e nderë ka kohë që rëndon në ambjentet e opozitës, ku Voltana Ademi komandon gjithçka dhe ka marrë vendimet edhe për listat e deputetëve.

Nëse votat e PS-së i shtohen ato të PSD-së, bëjnë 46721 vota dhe diferenca nuk është aq e madhe.

E në fakt kjo u pa në mandate, ku PD ka marrë rezultatin më të dobët se viti 2009 kur listën e Shkodrës e drejtonte  Jozefina Topalli, ku morën 7 mandate deputetësh.

Shto këtu edhe revoltën me arsye të Nard Ndokës, i cili priti rezultatin për të nxjerrë të gjitha pakënaqësitë me Lulzim Bashën, ilustrohet një pjesë e krizës së PD-së së Shkodrës, e cila duket se është vetëm në fillim.

Largimi i Arben Gjurajt është hapur një hedhje dorashke ndaj Voltana Ademit, një sfidë që Gjuraj e bën hapur për të kërkuar një reagim për të prishur “moçalin” politik ku është mbajtur peng karriera vetëm për inercinë e bastionit që i ka shërbyer më shumë selisë blu për të mbajtur një xhaketë varur se sa PD-së së Shkodrës, e cila ka kohë e përçarë dhe tani vetëm sa shpërtheu.

Në zgjedhjet e ardhshme të Bashkisë së Shkodrës, me këto rezultate që u dhanë me 25 prill, PD-ja nuk arrin të fitojë e vetme pa LSI-në si faktor politik, pra Agron Çelën.

Duhet thënë Agron Çelën, i cili është ka një komunitet të rëndësishëm e konstant votuesish në qytet, që përgjithësisht nuk janë të djathtë.

E në një rast përballje të fortë me PD-në, ka shumë gjasa që të mos kalonin djathtas.

Edhe vetë Çela nuk ka zhvilluar asnjëherë një fushatë elektorale të afërt me PD-në, madje LSI e PD në Shkodër kanë shumë pak kimi me njëra-tjetrën, ndryshe nga qendra e ndryshe nga mjaft qarqe të tjera.

E nëse i bashkon votat e PS-së, PSD-së dhe LSI-së në Bashkinë Shkodër bëhen 33,536 vota, nga 29,893 që ka PD-ja.

Problemet e vazhdueshme që ka pasur PS-në në Shkodër, përplasjet, krizat, mosmarrëveshjet etj kanë qenë burim i rëndësishëm për të përfituar Tom Doshi e Agron Çela; njëri në periferi e tjetri në qytet.

Në këtë situatë, veprimi i Arben Gjurajt, duket shumë më politik sesa nga inati, duket shumë politik, ngaqë ai normalisht që është i pakënaqur për vendin që i është rezervuar në listë, ndërkohë që i ka dhënë edhe më 25 prill shumë vota PD-së.

Por politik, pasi Gjuraj ka qenë një nga njerëzit që nuk e kanë dashur atë situatë që krijoi armiqësinë me Topallin në Shkodër.

Dorëheqja e tij, duket është një lëvizje që më shumë sesa me Voltanën, është sinjal për selinë blu, për politikën qendrore të kësaj partie, për të thënë se nëse PD do të fitojë, duhet të bashkohet me të gjithë faktorët e tjerë.

Në Shkodër partia e Topallit dhe Patozit mori secila nga 1 mijë vota, e nëse vijon kjo situatë ndarje, ato vetëm mund të shtojnë përkrahjen.

Duket se gjithë këto zhvillime janë një protestë e qartë ndaj Voltana Ademit, e cila po përjeton perëndimin politik si model të opozitës në nivel qendror dhe pushtetit në nivel bashkie.

Si lëvizje, duken më shumë pozitive, pasi mund të nxisin një proces; por tendosja e nervave të Bushatit, jep një sinjal që situata është paksa më e komplikuar…TemA

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • toshja: 06/05/2021 23:04

    jan ba mollat simjet se mi kande mu !!!!!!!...me Lsi e me Tom bosha edhe me zonjen Teneqe te Ndryshkun merrni edhe te pavarurin Pal Shkami me ne krye trapin e gjate hajdut Beqaj,i rrini te nyni i kames PD e Voltanes !

    Përgjigju
  • Logu: 06/05/2021 22:45

    Shkodren te gjithe per cudi e lexojne keq dhe nuk kuptohet arsyeja. Shkodra ka shume vjet qe nuk eshte blu, por roze. Domethene eshte e majte dhe jo e djathte. Mjafton te shohesh se sa mandate ka marre e majta dhe sa e djathta, nqs mund ta quajme te djathte se ka shume pikepyetje. Kesaj radhe e majta ka 6 mandate dhe e djathta 5.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?