Financat, Kultura dhe Energjia janë disa nga temat e rëndësishme të vitit 2023. Konferencat për klimën, shqetësimet për inflacionin si pasojë e luftës në Ukrainë dhe përkujtimi i figurave të mëdha apo ngjarjet sportive janë pjesë e kalendarit ndërkombëtar për 2023-shin.
Forumi Ekonomik Botëror rikthehet në Davos, në Zvicër nga data 16 deri më 20 janar.
Franca dhe Gjermania festojnë 60 vjetorin e Traktatit të Elyseesë më 22 janar, i cili hodhi themelet për partneritetin franko-gjerman pas Luftës së Dytë Botërore.
Për të shënuar 50 vjetorin e vdekjes së piktorit spanjoll Pablo Picasso më 8 prill 1973 në fshatin mesjetar Mougins në Rivieira franceze, muzetë në të gjithë Evropën dhe SHBA do të marrin pjesë në Festën e Pikasos.
Charles III do të kurorëzohet mbret në Westminster Abbey nga Kryepeshkopi i Canterbury-t më 6 maj, duke shënuar kurorëzimin e parë të një monarku britanik në shekullin e 21-të dhe i pari që nga Mbretëresha Elizabeth II në 1953-shin.
Sytë janë edhe në Truqi, ku mes një krize ekonomike të vazhdueshme, e cila ka bërë që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të humbasë mbështetjen, votuesit turq do të shkojnë drejt qendrave të votimit më 18 qershor. Këto janë një zgjedhje "historike" për shumë politologë turq.
I shpallur më 29 nëntor 2019 nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, Superliga e Afrikës do të nisë për herë të parë në gusht 2023. Fillimisht i përbërë nga 24 klube nga 16 vende, raportet e fundit tregojnë se mund të ketë vetëm tetë ekipe që konkurrojnë tani.
OSIRIS-REx është misioni i parë i NASA-s që do të sjellë pjesë të një asteroidi në Tokë. Anija kozmike u largua nga Toka më 8 shtator 2016 dhe pritet të mbërrijë në Tokë më 24 shtator të këtij viti.
Sa i përket klimës, Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbajnë konferencën më të rëndësishmë vjetore kundër ngrohjes globale.